Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja sa milione kerkon Marotta per Skriniar: “Kjo shifer do te perdoret me vone per dy lojtare TOP: ja emrat…”

Inter, ja sa milione kerkon Marotta per Skriniar: “Kjo shifer do te perdoret me vone per dy lojtare TOP: ja emrat…”
Inter Club Staff

Nje jave shume e rendesishme per merkaton e Interit por edhe te ardhmen e saj.

Klubi zikalter po negocion me Tottenham dhe shitja e Milan Skriniar, per te cilin po pritet nje fitim shume i madh dhe qe me pas te investohet ne merkato per te kompletuar skuadren, eshte afer.

Ne fak, me keto para eshte projektuar nje goditje e dyfishte sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem.

“Qe sot, Interi pret nje oferte zyrtare nga ana e Tottenham: nuk do te jete i nevojshem nje takim ndermjet paleve, ashtu si ka ndodhur ne ditet e kaluara, por gjithcka do te zhvillohet ne nje conference call dhe numrat e duhur per te mbyllur kete tratative.”

“A mund te mjaftojne per Interin 40 milione euro plus bonuse? Kjo eshte pikepyetja e madhe ne mendjen e te gjitheve.”

“Po me pas? Nese ai do te largohet, eshte e qarte qe tek Interi do te vije nje zevendesues me peshe i sllovakut.

Por a mund te ndrsyshoje strategjia e merkatos se Interit? Edhe per kete ka dyshime te forta ne kete moment.

Nevoja e Contes per nje mesfushor mund te shtyje Interin qe te nise nje tratative te re per zevendesuesin e Skriniar ne huazim, qe parate e sllovakut ti ruaje per mesfushorin.

Ne kete rast, kandidatura e Kabak eshte shume e forte, qe eshte i preferuar per te luajtur ne nje mbrojtje me tre edhe perpara Milenkovic te Fiorentines.

Por me i lehti nga te gjithe per tu arritur, eshte Chris Smalling: ketu Interi po mendon per nje oferte ne huazim me te drejte blerje.

Oferta e huazimit do te behet duke ofruar nje shume te majme qe ne momentin e huazimit.

Nese do te ndodhe keshtu, do te thote me siguri se Interi po ruan para per te bere nje goditje te madhe ne mesfushe.

Kush? Emri eshte i njohur: Kante. Per Chelsea nuk eshte i pashitshem, duke qene se tekniku Lampard pelqen shume Rice te West Ham.

Mesfushori francez kampion bote, duhet kujtuar, se ka rene dakort per nje transferim ne Milano nen urdherat e Kontes.

Kjo pritet te jete nje jave shume e rendesishme per te gjitha keto levizje sepse fundi eshte shume afer.

Ne kete jave do te marrim vesh edhe qellimet e verteta te Interit ne merkato, por edhe nese shitja e Skriniar do te finalizohet apo jo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.