Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush jane tre kushtet qe Cavani te transferohet ne Milano

Inter, ja kush jane tre kushtet qe Cavani te transferohet ne Milano
Inter Club Staff

Interi do te favorizoje largimin e Icardit drejt PSG edhe per shkak se deshiron te arrije te Edinson Cavani.

Kete gje e shkruante sot Gazzetta dello Sport dhe sipas tyre, kjo eshte nje levizje e menduar nga Ausilio dhe Marotta.

Por e perditshmja italiane shpjegon gjithashtu se duhen mohuar zerat qe sulmuesi uruguajan eshte gati qe te ule rrogen e tij me 40% per te qendruar tek Parisi (aktualisht merr 12 milione euro).

Agjentet e Edinson nuk e konfirmojne kete gje. Por ajo qe konfirmohet eshte interesi i Interit per lojtarin.

Gjithesesi, sipas La Gazzetta dello Sport, qe ai te vije tek Interi, duhen plotesuar tre kushte shume te rendesishme:

1) Icardi duhet te blihet perfundimisht nga Paris Saint Germain brenda dates se percaktuar 31 maj 2020.

Mos blerja e tij do te sjelle nje bllokim te Interit ne merkato dhe ne mos mbylljen e asnje tratative me lojtarin uruguajan.

Kjo sepse edhe per efekt te rroges se Icardit, duhet gjetur nje sistemim per te me pare se te blihet nje lojtar tjeter ne sulm.

2) Rroga duhet te jete me e ulet se ajo qe merr aktualisht ne Paris sepse ne Milano kane vene nje tavan rrogash 7,5 milione euro dhe siper atij tavani nuk mund te shkohet dot.

Nuk eshte nje kusht i thjeshte ky: ka edhe konkurence per tu mundur. Jo vetem Atletico Madrid, por edhe Inter Miami i Beckham mund te ofroje nje shume te larte.

Ne kete moment, te imagjinosh nje Edinson Cavani qe merr tek Interi nje rroge me shume se 7,5 milione euro eshte fantazi. E pamundur.

3) Kushti i trete ka te beje me Conten qe ka nevoje per lojtare qe mund te perdore ne maksimum te potencialit te tyre.

Ne praktike, forma e Cavanit duhet te jete maksimale per te luajtur tek Interi.

Gjithmone sipas asaj qe shkruan Gazzetta dello Sport, “Cavani tek Interi ka shume sponsora. Do te vinte ne nje repart qe po revolucionarizohet totalisht.”

“Normalisht duke dhene si dicka te mbaruar largimin e Lautaros drejt Barcelone. Te pakten drejt kesaj rruge po shkohet.”

“Sot per sot, tek Inter, vetem belgu Romelu Lukaku eshte i sigurt per qendrimin e tij ne Milano ne repartin e avancuar zikalter.”

“Prandaj ky repart do te jete ai qe Conte do te punoje me shume kete vere: per ndryshimet e shumta qe do te pesoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.