Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter? Ja kush ka qene problemi i deshtimit te Contes kete sezon.”

“Inter? Ja kush ka qene problemi i deshtimit te Contes kete sezon.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e TMW Radio, ish-lojtari i Romes, Paolo Sergio ka folur per ate qe ka ndodhur ne Serie A deri me tani. 

Sipas tij, ai eshte shume i zhgenjyer nga Interi sepse priste shume me shume nga skuadra e drejtuar nga Antonio Conte.

Keto kane qene fjalet e tij: “Vitet e fundit Serie A ka qene ne rritje te vazhdueshme. Jane disa periudha ku disponibiliteti ekonomik ndryshon dhe te medhenjte spo vinin me ne Itali.”

“Por tani gjerat kane ndryshuar dhe ardhja e CR7 ka bere mire natyrisht. Pastaj erdhi edhe Lukaku, Lautaro e te tjere qe sot po shkelqejne. Ne dy vitet e fundit kemi pare blerje dhe nivel loje teper te rendesishem.”

TMW - Paulo Sergio: "Roma, più palloni giocabili per Dzeko. La ...

Por ka ekuiliber edhe ne krye te klasiifkimit, kishte kohe qen nuk ndodhte…

“Po, Napoli ska bere mire kete vit por ka qene nje Lazio qe ka luajtur shume fort e qe luan mire.”

“Te perballesh me te ka qene nje problem jo i vogel per skuadrat ne Serie A kete sezon dhe kete e kemi pare edhe kur jane ndeshur me skuadren e pare, Juventusin.”

“Une personalisht e kam ndjekur shume Interin dhe prisja shume prej tyre. Ata kane shpenzuar shume ne vere dhe mendova se mund te fitonte dicka kete sezon.”

“Por e kam krijuar nje ide se cfare nuk ka shkuar me ta deri me tani: duhet te kishin fituar me shume ndeshje me skuadrat e vogla. Ato e bejne diferencen.”

“Me shume mundesi ky ka qene problemi kryesor per renien e Interit dhe Antonio Conte nuk e ka gjetur dot celesin per kete problem te vjeter te zikalterve.”

Me pak fjale te gjithe duhet ta pranojne se kjo Lazio eshte nje skuader qe duhet duartrokitur…

“Si tifoz prej nje jete i Romes de qe zemren time e kam verdhekuqe, jo. Por si komentator objektiv duhet ta vleresoj forcen e Lazios te ketij sezoni.”

“Roma ka pasur shume probleme se ka ndryshuar shume. Ka shume lojtare te rinj dhe Fonseca ka pasur probleme edhe te luaje per dy ndeshje rresht me te njejtet lojtare edhe per shkak demtimesh.”

“Jam i besimit qe sezoni i ardhshem i Serie A do te jete akoma me i bukur sepse do te kete akoma me shume skuadra ne lufte per titull.”

“Edhe Interi i Contes do te jete akoma me i forte sepse do te jete konsoliduar akoma me shume e do te kete mesuar nga gabimet e te kaluares.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.