Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 19, 2021

Scroll to top

Top

502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja lajmet e fundit per sa i perket formacionit zikalter ndaj Milanit ne derbi

Inter, ja lajmet e fundit per sa i perket formacionit zikalter ndaj Milanit ne derbi
Inter Club Staff

Duket se nuk ka me dyshime tashme per formacionin qe Luciano Spalletti do te hedhe ne fushe nga minuta e pare sot. 

Ne oren 18:30, ne nje orar te pazakonte per Serie A por te detyruar per shkak te Champions League, ne fushen e lojes do te zbrese Interi dhe Milani kunder njera-tjetres ku prites do te jete skuadra kuqezi ndersa ne transferte zikalterit.

Ka nje pritshmeri te madhe per kete ndeshje sepse sipas mediave italiane kjo eshte nje sfide qe vlen Europen.

E keshtu, cast pas casti po rritet pritshmeria per Milan-Inter, ndeshje e vlefshme per rekuperimin e javes se 27 te shtyre per shkak te humbjes ne menyre tragjike te jetes se Davide Astori.

Dy skuadrat nga Milano enderrojne Champions League. 

Pikerisht per kete ka folur pak me pare Sport Mediaset ne edicionin e saj.

“Gattusso ka vendosur qe te besoje tek Cutrone, njeriu qe shenoi edhe ne derbin e Kupes se Italise.”

“Ndersa per sa i perket Spallettit, ai duket se ka vene ne pune pilotin automatik dhe nuk ka ndermend te nderroje formacionin: Brozovic perpara mbrojtjes me shok reparti Gagliardinin. Rafinha si trekuartist i cili eshte ne kerkim te golit te pare me bluzen zikalter.”

Probabile

“Ne sulm, tekniku toskan do i besoje nje bluze titullari Mauro Icardit i cili ka shenuar nje tregolesh te mrekullueshem ne derbin e pare.”

“Per sa i perket te tjereve, formacioni do te jete identik me ate te javes se kaluar ndaj Verones.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.