Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja lajmi i madh per Eriksen qe dha Conte dje: “Duket e pabesueshme, por me sa duket…”

Inter, ja lajmi i madh per Eriksen qe dha Conte dje: “Duket e pabesueshme, por me sa duket…”
Inter Club Staff

Ne miqesoren e fundit perpara debutimit ne kampionat kunder Fiorentines, Interi ka mundur Pisen 7-0.

Me shume se sa rezultati, kishin rendesi sinjalet qe do te jepte Interi ne fushen e lojes te cilat i dha perseri.

Por ne kte ndeshje, Conte ka dhene nje lajm te madh per sa i perket Eriksen dhe te ardhmes se tij tek Interi.

Me sa duket, ndeshja e djeshme tregoi njehere e pergjithmone se Christian Eriksen ne kete sezon per Conten mund te behet nje lojtar thelbesor.

Por lajmi eshte nje tjeter: Conte deshiron qe ai te jete trekuartisti kete sezon, prandaj ai ndaj Pises e nisi nga minuta e pare duke luajtur madje edhe shume mire.

Ai ka luajtur trekuartist ne formacionin 3-4-1-2 dhe danezi ka kerkuar ne cdo moment qe te jete ne qender te manovres, duke shenuar edhe nje dopiete.

Por sinjale pervec Eriksen, i ka dhene edhe Bastoni qe ka luajtur ne qendren e treshes dhe jo me ne krahun e majte.

“Me De Vrij te skualifikuar dhe Ranocchian qe doli duke prekur kofshen ne stervitjen para ndeshjes, me Fiorentinen mund te jete nje zgjedhje kjo.”

“Pastaj eshte pare edhe Achraf Hakimi qe ka qene i papermbajtshem dhe ka bere rolin e lojtarit shtese ne skemen sulmuese 4+1 qe Conte ka aq shume qef.”

“Ku i dihet nese ka qene koha per ta integruar totalisht lojtarin ne nje realitet te ri, por ajo qe ai tregon ne fushe premton shume.”

“Ai ka dhene dy assiste dje dhe ka treguar se ja ka vlejtur vertete qe Interi te beje ate sakrifice ne merkato per te.”

“Pastaj, per te mos u harruar edhe Lautaro Martinez, autor i nje triplete por edhe i nje ndeshje shume te mire.”

“Tani duhet te presim nje jave per ndeshjen e pare te Interit ne Serie A, por me sa duket idete Conte i ka te qarta.”

“Nuk do te jete nje nisje e thjeshte, sepse skuadrat perballe menjehere jane shume te forta, por sfidat tranjeri i Interit i ka shume qef.”

“Por me nje Erisken ashtu si diten e djeshme, Interi do e kete gjithcka me te lehte. Conte duket sikur do te besoje vertete tek ai kete sezon.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.