Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja Lautaro: kontrate deri me 2023 dhe klauzole tre shifrore! Do te jete ne Milano…

Inter, ja Lautaro: kontrate deri me 2023 dhe klauzole tre shifrore! Do te jete ne Milano…
Bujar Berishaj

Nga e hena (2 korrik), kur Interi ka depozituar kontraten e tij ne zyrat e liges italiane te futbollit, Lautaro Martinez mund te definohet si lojtar i ri zikalter.

Ish-sulmuesi i Racing Avellaneda – thote Gazzetta dello Sport – ka firmosur deri ne vitin 2023 me nje rroge prej 1,5 milione euro ne sezon dhe ne marreveshje eshte perfshire edhe nje klauzole.

Nje klauzole me shifer tre shifrore prej 111 milione euro, nje milione me shume se Icardi dhe qe do te jete e vlefshme vetem per jashte Italise.

Vizita e pare e sulmuesi argjentinas ne Itali ne fund te majit ka sherbyer per te kryer vizitat mjeksore dhe per te firmosur gjithcka, per fjalet e para (“Inter, do te arrijme ne maje, nuk kam qene kurre kaq i lumtur ne jeten time), dhe tani gjithcka eshte afer zyrtarizimit.

Lautaro Martinez, sic shkruhet ne rreshtat e Gazzetta dello Sport, do te jete ne Milano serish dhe perfundimisht mes se shtunes dhe se dieles, pastaj te henen do te jete ne Appiano Gentile.

Te henen me 9 korrik kur do te filloj grumbullimi para-sezonal i Interit dhe Lautaro Martinez do filloj te stervitet me shoket e rinje.

Il Toro, ashtu sic e quajne, me shume mundesi do kete numrin 10 ne fanellen zikalter dhe do provoj te ndaj sa me mire qe eshte e mundur repartin e sulmit se bashku me argjentinasin tjeter, Mauro Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.