Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,171 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja objektivi i madh qe ka Marotta per mesfushen dhe dy endrrat e tij

Inter, ja objektivi i madh qe ka Marotta per mesfushen dhe dy endrrat e tij
Inter Club Staff

Nuk eshte per askend nje mister qe tashme Interi e ka perzgjedhur mesfushen si reparti qe duhet perforcuar me shume gjate muajve te veres ku do te hapet merkato. 

Te shume jane emrat e perfolur gjate ketyre javeve dhe qe shihen si objektiva te Beppe Marottes per mesfushen zikalter.

Corriere dello Sport ka tentuar ti grumbulloje ne nje shkrim te vetem dhe i ka ndare ata ne objektiva dhe endrra: “Rakitic mbetet objektivi i madh per kete Inter. Pastaj pas tij eshte Kovacic, nje profil gjithme i pelqyer nga Ausilio qe e ka shitur me gjysem zemre tek Reali i Madridid por ka qene i detyruar nga Fair Play Financiar.”

“Nje tjeter emer i madh eshte Kroos si nje mundesi nese do te largohet nga Reali i Madridit po ashtu si edhe Modric.”

“Por Marotta e di shume mire qe ndertimi i Interit do te bazohet edhe nga fakti nese do te largohet Icardi apo jo nga klubi ne fund te sezonit.”

“Pastaj do te nise ndertimi i mesfushes duke pare se qendra e mbrojtjes eshte sistemuar me Diego Godin. Do te duhet ky lojtari i madh ne mesfushe per te ulur akoma me shume diferencen me Napolin dhe Juventusin por Interi nuk harron as pistat per investime tek lojtaret e rinj ne mesfushe qe mund te sillnin ne Milano jo pak freski.”

“Prandaj ka djem te rinj qe ne listen e Interit ndiqen rregullisht si Barella (Cagliri), Thomas (Atletico Madrid) dhe Ndombele (Lyon). Te gjithe jane lojtare qe ndiqen me kujdes edhe nga klubet te tjera italiane.”

“Per momentin gjithesesi objektivi i madh mbetet Rakitic dhe dy endrrat jane Barella dhe Ndombele ne mesfushe per Marotten, Do te ishte nje mesfushe qe do te bente diferencen ne Serie A bashke me Brozovic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.