Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 12, 2020

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja oferta e re per Tonalin: ne marreveshje po futet nje nga lojtaret me te talentuar te zikalterve

Inter, ja oferta e re per Tonalin: ne marreveshje po futet nje nga lojtaret me te talentuar te zikalterve
Inter Club Staff

Interi eshte gati qe te beje gjithcka vetem qe te arrije tek ai qe e quan nje yll te se nesermes ne futbollin italian. 

Behet fjale per Sandro Tonalin, lojtarin e talentuar te Brescias i cili eshte nje nga emrat e pare ne listen e Beppe Marottes per sezonin e ri.

Nje talent i padiskutueshem, i ndjekur me kujdes nga te gjitha skuadrat e medha italiane dhe europiane por sidomos nga Interi.

Kete e tregon edhe oferta e bere nga zikalterit tregon Sport Mediaset sot, te cilet jane gati te prezantohen tek presidenti Massimo Cellino me nje super oferte: para plus kartonin e nje lojtari shume te talentuar ne pronesi te Interit.

Per cilin behet fjale? Shuma cash per momentin eshte ende per tu diskutuar dhe vendosur, por emri i lojtarit qe mund te futet ne marreveshje duket se ekziston qe tani ne mendjen e Marottes.

Behet fjale per Andrea Pinamontin, tani ne huazim me detyrim blerje nga Genoa por qe ka nje marreveshje ndermjet klubeve qe lojtari te kaloje menjehere ne pronesi te Interit ne vere.

Me pak fjale, nje oferte shume e rendesishme kjo nga ana e Interit. Nuk dihet ende nese do e zhbllokoje transferimin e Tonalit ne Milano, por qe eshte nje nisje e mire, nuk e mohon dot askush.

Me shume pritet te merret vesh ne ditet ne vazhdim kur klubet edhe do te kene takimet e para.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.