
Inter, ja Pioli: Ndermjet dites se sotme ose te neserme zyrtarizimi. Ja detajet e kontrates…
Gjate mbasdites se djeshme, Stefano Pioli ka fituar duelin ndaj Marcelino Garca Toral dhe Gianfranco Zola, duke siguruar pozitat e tij si tranjer i ardhshem i Interit.
Gazzetta dello Sport flet per teknikun e ri te Interit dhe per drejtuesit qe e zgjodhen ate. Pioli duket se ka bindur edhe Suning por edhe drejtuesit italian zikalter Giovanni Gardini, Piero Ausilio dhe Javier Zanetti.
Por zhvillimin e vertete e kane dhene drejtuesit italian ne kete ceshtje te cilet ju bashkuar Suning tek hoteli ku ishin ne tavoline kerkesat e majme te Marcelino i cili kishte kerkuar nje kontrate mjaft te shtrenjte dhe kerkesa te tjera te cilat Interi nuk mund t’ja garantonte ne kete moment. Shtyrja finale erdhi nga Ausilio, Gardini dhe Javier Zanetti, me bekimin e Erick Thohir pe te zgjedhur pisten italiane. Por duhet te jemi te qarte: Suning do te zgjidhte Marcelinon, por do te mbeshtese gjithsesi Piolin.
Ne mbasditen e djeshme ka pasur mjaft optimizem per Piolin: pritet nje marreveshje deri ne 2018 me Interin. Ndermjet dites se sotme dhe asaj te neserme pritet qe te zrytarizohet gjithcka dhe te caktohet nje konference per shtyp. Te merkuren Pioli pritet te drejtoje stervitjen e pare te Interit ne Appiano.