Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

185 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja prapaskena e arritjes se paqes me UEFA: “Zhang kishte nje aleat te madh: ai quhet…”

Inter, ja prapaskena e arritjes se paqes me UEFA: “Zhang kishte nje aleat te madh: ai quhet…”
Inter Club Staff

Komunikata e UEFA dje tregoi gjithcka me perpikmeri per ate qe i pret klubet rebele qe tentuan te krijojne Super League.

Ne ato fjale te renda te UEFA-s ku shpjegoheshin me detaje edhe denimet per keto skuadra, bente pjese edhe Interi.

Klubi zikalter bashke me nente klubet e tjera qe jane terhequr jane gjobitur me 15 milione euro (te gjitha bashke), para qe do te shkojne per disa aksione bamiresie me pas.

Por nder te tjera, klubet jane denuar edhe qe te marrin 5% te ardhura me pak ne sezonin e ardhshem ne Europe.

Gjithesesi, Il Giornale sot ka zbuluar se negociatat me Interin dhe UEFA-n kane qene te veshtira, por Interi ka pasur nje aleat te forte.

“Ne seline e Interit, nje klub qe ka dale nder te fundit pas anglezeve nga Super League, duket se kane pasur dyshime.”

“Por me sa duket klubi eshte ndihmuar te futet ne shina dhe ka pasur nje aleat te forte: Gianni Infantino, President i FIFA-s dhe tifoz shume i madh i Interit.”

“Ai ka bere ne nje fare menyre negociatorin qe Interi te marre te njejtin denim si anglezet dhe te tjerat, edhe pse doli e parafundit nga ky projekt.”

“Nderkohe, nga Interi ky vendim komentohet se ka qene nje vendim logjik dhe natyral, e qe ka ardhur si pasoje e nje dialogu konstruktiv.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.