Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja prapaskena e madhe ne merkato: “Nese do te largohej Lautaro, Ausilio donte te blinte sulmuesin…”

Inter, ja prapaskena e madhe ne merkato: “Nese do te largohej Lautaro, Ausilio donte te blinte sulmuesin…”
Inter Club Staff

Muajin e kaluar kemi folur per nje prapaskene merkatoje qe tregone se si nje telefonate ishte bere nga ana e Ausilios per te pare se sa mundesi transferimi kishte per Edinson Cavani ne Milano.

Kjo telefonate natyrisht nuk ishte bere me lojtarin, por me agjentet e tij, dhe Cavani ne ate kohe ishte ende pa nje skuader.

Ne ate kohe, Interi kishte frike mos Barcelona do te bente nje oferte te pa rezistueshme per Lautaron dhe donte te mos mbetej pa alternative duke qene se Mertens kishte rinovuar me Napolin.

Por ne fund, uruguajani u transferua te Manchester United ne oret e fundit e merkatos dhe arriti te rrembeje edhe nje super kontrate me 10 milione euro ne sezon.

Gjithesesi, kjo prapaskene ka qene e vertete dhe kete gje e pranon edhe TMW me gazetarin e saj Tancredi Palmieri.

“Cavani ka trokitur ne te gjithe dyert e klubeve te medha: Inter, Benfica, Juventus, Real Madrid, PSG, Atletico dhe Barcelona.”

“Por fale Mendes, ai perfundoi te United dhe mori edhe 10 milione eurot qe kerkonte. Interi ne ate kohe kishte bere nje telefonate me agjentet e tij sepse e kishte menduar si pasardhesin e Lautaros ne skuader, por kerkesa kishte qene e njejte: 10 milione euro.”

“Ne ate kohe Ausilio e kishte mbyllur telefonaten me nje “faleminderit ju, por jo”. Ishin shume per Interin. Por ne fund as Lautaro nuk u largua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.