Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,021 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, cfare gjesti ne drejtim te Interit: “Ndodhet tek PSG por mendjen e ka tek…”

Hakimi, cfare gjesti ne drejtim te Interit: “Ndodhet tek PSG por mendjen e ka tek…”
Inter Club Staff

Interi sapo ka fituar Superkupen e saj te gjashte ne histori diten e djeshme ndaj Juventusit ne nje Mezza te zjarrte.

Ne fushen e lojes Inter ka qene dominante ne cdo moment te lojes edhe pse zikalterit kane ndryshuar shume nga viti i kaluar.

Eshte nje Inter pa Conten ne pankine por ne fushe eshte edhe pa Eriksen, Romelu Lukaku apo Achraf Hakimi.

Me sa duket pikerisht ky i fundit edhe pse ndodhet te Paris Saint Germain e ka mendjen tek Interi dhe koha e tij ne Milano.

Per kete ka folur diten e sotme Corriere e cila shkruan: “Cfare gjesti nga ana e Achraf Hakimi ne drejtim te Interit.”

“Duket sikur edhe ai ka nevoje per Interin ne kete moment por vetem se nuk e beri me fjale kete gje si Lukaku por me ane te nje postimi ne instagram.”

“Ai kishte hapur laptopin e tij nga dhoma e hotelit ku gjendet me Marokun e tij ne Kupen e Afrikes per te ndjekur LIVE skuadren e Interit.”

“Mezi ka pritur qe te postoje edhe nje foto te ish-skuadres dhe ish-shokeve te tij duke ngritur kupen ne qiell. E sigurt qe nostalgjia ka qene shume e larte per te. Mbase nuk e ka menduar ne vere, por duket se Interi mungon vertete edhe per te…”

“Nderkohe marokeni e ka lene postimin e tij me vetem nje fraze “Shume urime Inter”.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.