Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja Rakitic. Kontrate trevjecare per te dhe marreveshje me Barcelonen. Po punohet per…

Inter, ja Rakitic. Kontrate trevjecare per te dhe marreveshje me Barcelonen. Po punohet per…
Inter Club Staff

Nje lajme bombe vjen kete mengjes nga Gazzetta dello Sport: Interi nje hap larg Ivan Rakitic. 

Sipas asaj qe shkruan e perditshmja italiane, ne fakt ka ndodhur nje takim i pare dhe i dyte i Interit me drejtuesit e skuadres katalanase dhe tashme oferta dhe kerkesa kane nje diference minimale ne kete moment.

Me pak fjale, nuk ka ndonje pengese ne kete moment per nje marreveshje ne vere. Rakitc pas Godin: merkato e Interit ka nisur me emra te medhenj.

Nderkohe, ja detajet sipas Gazzettes:

“Ne sekret te plote Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kane takuar drejtuesit katalanas dhe me sa duket kane hedhur bazat per nje marreveshje diku tek 40 milione euro. Keto jane lajmet e para qe kane dale ne pah. Oferta e Interit me sa duket ka qene prej 35 milione euro (10 milione me pak nga sa kerkon Barcelona). Ne fillim Interi ofronte 30 milione dhe Barcelona kerkonte 50 milione, por duket se palet kane bere perparime. Qe ne ditet e para te diskutimeve ka pasur besim nga palet. Me pak fjale, komplet e kunderta nga sa kishte ndodhur veren e kaluar me Real Madrid per Luka Modric (qe arriti deri ne piken ku Perez denoncoi Interin ne Fifa), por kesaj radhe klubi zikalter eshte ulur me drejtuesit e Barces per te diskutuar menjehere.

Katalanasit kane pranuar dialog edhe pse duhet te respektojne FPF edhe ata e keshtu duan qe te perfitojne sa me shume nga shitja e lojtarit.

Rakitic nderkohe ka dhene prej kohesh pelqimin per te kaluar tek Interi dhe me sa duket tek Barca vitin tjeter do te kete me pak hapsira per te duke pare se do te transferohet Rabiot dhe De Jong.

“Pas rruges se lire nga klubi blaugran, agjentet e lojtarit (Dejan Rakitic, vellai agjent) ka filluar te flase me Interin per kete transferim dhe te diskutoje edhe rrogen.”

“Raketa (pseudonimi i tij ne kroatisht), eshte nen kontrate me Barcelonen deri ne 2021 dhe ka nje rroge prej 5,5 milione eurosh ne vit. Ne tavoline per te eshte vene nga Interi nje marreveshje tre vjecare dhe do te punohet ende per te arritur dakordesia. Ka optimizem ama, per kete arsye Barcelona dhe Interi kane filluar te flasin edhe per modalitetet e transferimit (sa keste, per sa vjet?) si dhe bonuset qe do te varen nga rezultatet e skuadres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.