Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

284 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja reagimi i Nainggolan pas mesazhit te Contes: “Me sa duket ne Appiano ai i ka thene…”

Inter, ja reagimi i Nainggolan pas mesazhit te Contes: “Me sa duket ne Appiano ai i ka thene…”
Inter Club Staff

Nuk eshte nje mister qe deri ne momentet e fundit te merkatos verore, Radja Nainggolan ka shpresuar qe te rikthehet tek Cagliari ‘i tij’.

Aty, ai eshte ndjere gjithmone ne shtepi, dhe aty ai ka treguar maksimalisht cilesite e tij dhe aty eshte bere i njohur.

Dicka qe deri me tani ai nuk ka arritur ta beje dot te Inter. Pak per fajin e tij (kujtoni fjalet e Antonio Contes pas ndeshjes me Parmen?) dhe pak per minutazhin e paket nga tranjeri zikalter.

E pikerisht ketu del ne pah paradoksi.

Kjo sepse ne kete moment, edhe pse ai eshte jashte projektit te Contes, mesfushori belg gjate ketij pushimi, do te jete mesfushori i vetem ne dispozicion te Contes.

Nderkohe qe te tjeret jane verdalle neper bote me kombetaret e tyre, Nainggolan mund ti transformoje keto dite ne nje mundesi unike.

Mbase per te bindur Conten qe te besoje me shume tek ai, si dhe te fitoje nje vend te rendesishem tek ky Inter duke filluar qe nga ndeshja ndaj Torinos.

Pikerisht ne kete kendveshtrim, premtimi i Nainggolan eshte i qarte: do te beje gjithcka per te ndryshuar mendimin e tranjerit.

Nese do ja arrije apo jo, askush nuk e di. Por ai deshiron ta provoje. Ne fund te fundit, perse jo?

“Objektivi i belgut eshte ai qe te gjeje formen sa me pare dhe te beje Conten te besoje perseri tek ai.”

“Ai me sa duket ja ka thene kete stafit te Interit ne Appiano dhe ka qene teper i vendosur kur eshte shprehur.”

“Nuk eshte nje operacion i thjeshte, por Radja nuk deshiron te humbase me kohe. Radja keshtu ka dy jave kohe. A do ja dale?”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.