Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja TOP 11 me i mire i javes ne Serie A: “Prezent edhe 3 lojtare zikalter, por bie ne sy mungesa e…”

Inter, ja TOP 11 me i mire i javes ne Serie A: “Prezent edhe 3 lojtare zikalter, por bie ne sy mungesa e…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, ashtu si eshte bere tradite tashme, WhoScored.com ka publikuar formacionin me te mire te javes ne Serie A.

Kjo ka qene java e dominimit te Interit ndaj Milanit ne derbi dhe natyrisht nuk kishin si te mungonin ehde lojtaret zikalter ne kete formacion.

Per kete arsye, jane prezent plot tre lojtare te Interit, nderkohe qe nga Milani normalisht nuk eshte perzgjedhur asnje lojtar.

Sipas WhoScored, i pari nga Interi qe eshte prezent eshte Samir Handanovic, qe ka marre nje note mesatare 9,3.

Nderkohe, i dyti eshte Ivan Perisic, qe ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire, dhe eshte vleresuar me noten 8,7.

I treti, eshte Lautaro Martinez, qe ka marre nje note 8,9, edhe ky autor i nje ndeshje mjaft te madhe ndaj kuqezinjve.

Por te ben cudi se si ne kete formacion mungon Romelu Lukaku e mbase per kete e ka pasur fajin ndeshja e Luis Muriel, duke qene se shoku i repartit ne kete TOP 11 i Lautaros eshte pikerisht kolumbiani qe ka shkelqyer me Atalanten kunder Napolit.

Nderkohe, ky eshte formacioni me i mire i javes: Handanovic; Danilo, Bremer, Romero, Alex Sandro, Chiesa, Milinkovic-Savic, McKennie, Perisic, Muriel, Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.