Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 24, 2020

Scroll to top

Top

582 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, jane ditet e Nainggolan: jave decizve, ja formula e re per blerjen e Ninja!

Inter, jane ditet e Nainggolan: jave decizve, ja formula e re per blerjen e Ninja!
Inter Club Staff

Kjo jave qe sapo ka nisur sot, duket se do te jete nje jave thelbesore per fatet e Interit e cila eshte e impenjuar ne me shum se nje front drejt countdown-it te 30 qershorit ku do te prezantohet bilanci perpara UEFA-s. 

Emri me i nxehte ne kete moment eshte ai i Radja Nainggolan, i cili eshte objektivi kryesor i Interit per sa i perket kesaj vere nga ajo qe lexohet cdo dite, por duke pare edhe deshirat e Spallettit.

Sic eshte thene edhe me pare, drejtuesit e skuadres zikalter, pervec shitjeve (do te flasim pak me vone per te, ne nje artikull te dedikuar ku do te tregojme edhe gjendjen e bilancit ne dalje), Interi po punon paralelisht edhe per blerjet me Radja Nainggolan mbi te gjithe.

Cdo zyrtarizim apo komunikim zyrtar nga klubi eshte shtyre per pas 1 korrikut, por per kete fakt nuk jane ndalur aspak kontaktet me Romen me te cilet po flitet dite pas dite dhe ekziston nje tratative qe duke pare deshiren e te dy klubeve, pritet te mbyllet me sukses.

Klubi roman deshiron te shese lojtarin dhe Spalletti e pret me krahe hapur tek Interi prej nje viti tashme por zikalterit duhet te gjejne thejsht formulen e duhur per te sjelle lojtarin ne Milano dhe per te bindur drejtorin sportiv te Romes, Monchi. 

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, Interi e ka vendosur edhe formulen e re per te blere Nainggolan: duhen bere dy operacione ne total. I pari eshte shitja e nje lojtari te ri brenda 30 qershorit (per nje shume te rendesishme) per te fituar nje plusvalence te majme dhe me pas ne fillim te korrikut te paguhet Nainggolan i cili mund te futet keshtu ne bilancin e vitit te ardhshem.

Pra, nese ndonje talent do te largohet nga Interi per shkak te FPF, kjo gje do te ndodhe perpara 30 qershorit, sepse me pas, nuk ka asnje vlere nga ana e bilancit te ketij viti nese ky operacion me te rinj mbyllet pas kesaj date. Prandaj Interi po punon fort me shitjen nga sot deri ne daten 30 qershor.

Sipas te perditshmes italiane, Interi lojtarin e Romes tashme e ka ne “xhep”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.