Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 12, 2021

Scroll to top

Top

1,419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Jiangsu-Samp, shqelm ndaj FPF: ide e cmendur, Zapata ne Kine dhe Samp 2 blerje tek Interi!

Inter-Jiangsu-Samp, shqelm ndaj FPF: ide e cmendur, Zapata ne Kine dhe Samp 2 blerje tek Interi!
Inter Club Staff

Jemi gati apo jo per kryevepren e radhes ne merkaton e Interit per te mundur Fair Play Financiar qe vetem Fair nuk ka qene per skuadrat Italiane?

Nese nuk jeni gati, Interi eshte dhe madje bashke me Sampdorian duket se do te kryejne operacionin e radhes qe do te ndihmoje edhe Sampdorian por ne radhe te pare Interin.

Zikalterit dhe drejtuesit e Sampdorias duket se jane ne detajet e nje marreveshje te rendesishme sebashku me skuadren e Suning ne Kine, Jiangsu dhe gjithcka duket se do te mbyllet brenda dites se neserme.

Sipas asaj qe thuhet sot nga mediat italiane, mund te kete nje sinergji te rendesishme merkatoje ndermjet Suning (Jiangsu), drejtuesve te Sampdorias (ku eshte Sabatini) si dhe Interit (qe po vazhdon te beje punen e mire me plusvalencat).

Sipas asaj qe tregon ne fakt gazeta e perditshme italiane Secolo XlX, duket se shume afer Jiangsu Suning ne Kine eshte sulmuesi i Sampit, kolumbiani Duvan Zapata dhe shifra eshte shume e majme: 27 milione euro.

Ne te njejten kohe, Sampdoria eshte e gatshme te bleje dy lojtare te rinj te Primaveres se Interit per me shume se 10 milione euro per te ndihmuar akoma me tej Interin (edhe pse ne keto ore Interi e ka kapur objektivin e saj per FPF) me plusvalencat.

Emrat qe ben me dije Secolo XlX jane ato te Andrea Pinamonti dhe Zinho Vanheusden qe i pelqen shume teknikut Giampaolo.

Nese ky operacion do te behej realitet, do te mbyllet brenda dites se neserme.

Por edhe nje here, Inter duket se do ja dale tja hedhe Fair Play Financiar dhe rregullave te pakuptimta te saj fale ndihmes se Suning dhe nje trekendeshi teper te bukur me Sampdorian dhe Jiangsu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.