Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

792 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Jindong Zhang i dergon nje leter gjithe familjes Inter: “Ju premtoj se kjo Skudeto eshte vetem…”

Inter, Jindong Zhang i dergon nje leter gjithe familjes Inter: “Ju premtoj se kjo Skudeto eshte vetem…”
Inter Club Staff

Kane ardhur diten e sotme edhe komplimentet e Zhang Jindong per Skudeton numer 19 qe sapo eshte fituar nga Interi.

Bosi i madh i Suning ka dashur ti shkruaje nje leter te hapur te gjithe familjes Inter dhe ajo eshte publikuar pak me pare nga Inter.it.

“Per gjithe Familjen Zikalter:

Urime te gjitheve ju per fitimin e Skudetos! Pas 11 vitesh, me 4 jave perpara fundit, Interi me ne fund ka arritur te fitoje Serie A.”

Kjo gje ka sjelle gezim te madh ne mesin e botes Zikalter. Ky eshte nje hap i rendesishem i nje ere komplet te re.

Une i bej komplimentat e mia te gjithe Grupit dhe te gjithe Interit qe ka fituar kampionatin dhe qe ka marre kete Skudeto ne shtepi.

Menyra me e mire per te ndreuar historine eshte qe te krijohen faqe te reja te lavdishme. E eshte pikerisht kjo gje qe eshte arritur sot, nje nga faqet me te lavdishme te klubit.

Duke u kthyer prapa ne kete sezon mund te shohim se si Interi ja ka dale te tejkaloje cdo veshtiresi dhe ka krijuar kete gje te mrekullueshme.

E nese flamuri zikalter sot valvitet me krenari, kjo eshte merite kryesore e Mister Contes dhe i te gjithe lojtareve qe kane ditur te luftojne bashke sio nje trup i vetem. Faleminderit per cdo individ qe eshte pjese e Familjes se madhe Zikalter.

Ne momentet me te veshtira kurajo eshte perforcuar. Pavarsisht impaktit te forte qe ka pasur pandemia, veshtiresite ekonomike ne mbare klubin, ne nuk e kemi lene ne asnje moment luften.

Ky shpirt e ka ndare Interin nga te tjeret dhe eshte kthyer ne nje model frymezimi per te gjithe ata qe mbeshtesin ngjyrat tona.

Nuk mund ta dime se cfare pengesash na rezervon e ardhmja, por e dime se sa me vlere eshte puna per te vazhduar rrugetimin tone te larte.

Rezultati i marre eshte nje simbol i rritjes se Klubit ne cdo aspekt. Ne vitet e fundit, fale nje riorganizimi te klubit ne cdo pjese, qofte kjo ne nivel drejtues, sportiv apo financiar, Interi la pasur nje proces te larte zhvillimi.

Jane rritur rezultatet sportive, influenca e Brandit Inter, te ardhurat komerciale dh vlera e Klubit, te cilat kane arritur ne maje.

Kemi fituar nje Kampionat me kater jave pa u luajtur ende dhe kjo eshte dicka e mrekullueshme. Tani na presin edhe kater ndeshje dhe jam i bindur qe do te perballemi me lartesine e paraqitjeve tona.

Ju premtoj se Skudeto nuk eshte fundi, por eshte vetem fillimi i rrugetimit te Inerit.

Uroj qe te gjithe te vazhdojne te kene uri per fitore dhe te japin gjithcka per ngjyrat zikalter. Urime per Kampionet e Italise! Forza INTER!”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.