Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, jo nje por dy ‘blerje’ te medha ne mesfushe: ja emrat dhe detajet!

Inter, jo nje por dy ‘blerje’ te medha ne mesfushe: ja emrat dhe detajet!
Inter Club Staff

Nje mesfushe e cmendur: ky eshte objektivi i Interit, qe po mendon te perforcoje ne menyre te ndjeshme repartin e mesfushes se saj me investime te rendesishme.

Sipas Corriere dello Sport, emri i pare ne listen e Interit mbetet Sandro Tonali, mesfushori i talentuar i Bresicas por jo vetem ai.

“Nje mesfushe e cmendur per te evituar… cmenduri te tjera te Antonio Contes. Plani i Beppe Marottes dhe i Piero Ausilios eshte i qarte.”

“Te perforcohet Interi per te tentuar per te fituar kampionatin dhe te rikthehet skuadra zikalter ndermjet me te mirave ne Europe.”

“Pervec tre titullareve, Interi deshiron te behet nje skuader e madhe me plot kuptimin e fjales dhe te shtoje edhe tre titullare te tjere qe do te kene rotacion.”

“Pra plani eshte qe zikalterit te kene gjashte lojtare ne skuader qe do te ishin pa problem titullare ne cdo moment. Njerez te nje talenti te vecante.”

TONALI – “Conte do te preferonte disa elemente qe te fitonte menjehere – si puna e Vidal – por ajo qe eshte bere kete sezon me Barella dhe Sensi si dhe ne sezonet e kaluara me Gagliardini, Bastoni dhe Politano (qe u shit me vone per motive taktike), eshte manifestimi i rruges qe deshiron Suning te ndjeke.”

“Djem me prespektive, te preferuar italian, per te ndertuar nje shpirt zikalter te vertete ne dhomat e zhveshjes sepse kush me mire se italianet e di rendesine e Interit?”

“Tonali eshte nje ‘tuttocampista’ (luan ne cdo pozicion te mesfushes), i cili mund te mbuloje cdo pozicion ne mesfushem e tre ose me dy.”

“Ai eshte ne krye te listes se Steven Zhang, me shume se Chiesa dhe Castrovilli, sepse me te mendohet se do te sigurohej mesfusha e Interit per 10 vitet e ardhshme.”

“Per me shume Tonali, fale polivalences se tij, mund te luaje edhe si zevendes-Brozovic ne disa ndeshje, por edhe si mezzala.”

NAINGGOLAN – “Belgu – ashtu si e ka thene Ausilio ne ditet e kaluara – ne fund te sezonit do te rikthehet nga huazimi ne Cagliari dhe mund te jete pikerisht ai ‘blerja’ e dyte e Interit.”

“Ai mund te vije per te qendruar dhe mund te ri-integrohet ne organikun zikalter ne sezonin e ardhshem.”

“Ne fund te fundit, Nainggolan ka mbetur shume i lidhur me shoket e skuadres dhe ka nje kontrate me Interin deri ne 2022.”

“Nese disa kushte do te permbushen, Nainggolan mund te jete ‘Vidal’ qe Conte enderron prej te pakten nje sezoni.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.