Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,042 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, jo vetem Pinamonti: “Kater largime te tjera te sigurta: ne finale pastaj, goditja e fundit…”

Inter, jo vetem Pinamonti: “Kater largime te tjera te sigurta: ne finale pastaj, goditja e fundit…”
Inter Club Staff

Nuk eshte ende e perfunduar puna e Interit ne merkato, por perkundrazi, klubi duhet te beje me patjeter disa shitje te rendesishme.

Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, e cila flet me gjate per kete ceshtje: “Pas heqjes dore nga gara per Bremer qe perfundoi tek Juventusi, Inter ka ngritur nje mur per Skriniar”.

“Nese do te kishte dashur Inter, mund edhe te kishte ulur kerkesen e saj dhe lojtari mund te ishte sot te PSG.”

“Por nuk ka ndodhur keshtu, dhe Inter po kerkon menyra alternative per te fituar para (te pakten per momentin, deri ne qershorin e ardhshem).”

“Ne fund, elementet per tu larguar, nuk mungojne aspak. I pari eshte Lazaro, i cili duhet te largohet sa me shpejt nga Appiano”.

“Me pas, eshte Salcedo dhe Agoume, dy lojtare qe jane te rinj por qe nuk kane vend ne skuadren e pare te Interit”.

“Nderkohe, per sa i perket Sanchez, i cili eshte gjithashtu ne listen e largimeve, duket dicka me e veshtire per tu arritur, por qe duhet te mbyllet sa me shpejt si ceshtje”.

“Keta te katert jane lojtaret e tjere pervec Pinamontit qe Inter deshiron te largoje perpara se te filloje Serie A. Do ja dale apo jo, askush nuk e di, edhe pse gjithcka eshte teper e veshtire. Ne fund, pasi te ndodhin keto shitje, Inter do te beje edhe goditjen finale: nje zevendes per Andrea Ranocchian”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.