Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Joao Mario i therret mendjes dhe pendohet? “Te gjithe te surprizuar ne Appiano sepse…”

Inter, Joao Mario i therret mendjes dhe pendohet? “Te gjithe te surprizuar ne Appiano sepse…”
Inter Club Staff

Duket se ne Appiano Gentile jane cuditur te gjithe me sjelljen e nje lojtari qe nga te gjitha mediat sportive ne Itali jepej si nje hap larg shitjes.

Behet fjale per portugezin Joao Mario qe edhe me deklaratat e tij ne prag te Boterorit beri qe shume tifoze zikalter te zemeroheshin me te.

Per hir te vertetes, deklaratat e tij ishin te pamenduara mire dhe koha tregoi se nuk mund te flasesh kurre per skuadren te cilen zoteron kartonin tend ne ate menyre, sepse ne fund te fundit te ardhmen tende e kane ata ne dore.

E keshtu, deri me tani nuk ka ardhur asnje oferte e kenaqshme per te dyja palet: Disa oferta jane pranuar nga Interi por refuzuar nga lojtari dhe disa oferta kane pasur pelqimin e lojtarit por jane refuzuar nga Interi si jo te kenaqshme ekonomikisht.

Por eshte i bujshem lajmi qe vjen sot nga Appiano Gentile per portugezin.

Per kete kane shkruar te perditshmet italiane:

“Joao Mario ka habitur te gjithe ne Appiano Gentile per motivimin qe po tregon ne stervitje cdo dite edhe pse statusi i tij eshte pezull te pakten deri me 31 gusht kur do te mbyllet merkato ne France, Gjermani dhe Spanje.”

“Pasi ka deshtuar Betis Sevilla (ku do te perfundoje Rafinha), portugezi mund te qendroje sepse shanset qe kjo te ndodhe jane me te vertete te larta.

“E nese ndodh kjo, Spalletti ne shtepi do te kishte nje perforcim me shume duke pare se si ai po stervitet.”

“Pastaj te mos harrojme se Spalletti e ka mbrojtur ate perpara konferences per shtyp ne prag te Sassuolo-Inter dhe ka treguar se ai nuk eshte jashte per shkak te merkatos por vetem se ka nje shqetesim muskular. E te mos harrojme qe Spalletti nuk i ben kurre gjerat pa pasur nje qellim ne mendje…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.