Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,070 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Joao Mario sjell Rafinhan tek Interi?

Inter, Joao Mario sjell Rafinhan tek Interi?
Inter Club Staff

Il Giorno shkruan per Interin dhe merkaton e saj duke ngritur nje hipoteze te bujshme per sa i perket zikalterve. 

Dje Interi ka zyrtarizuar blerjen perfundimtare te Lautaro Martinez, i sapo blere nga Racing Avellaneda per rreth 25 milione euro.

Pritshmerite per lojtarin jane shume te larta dhe sipas Il Giorno, nese lojtari do te cudiste te gjithe gjate diteve te para te grumbullimit, Interit do i jepte lirshmeri qe te zgjidhte blerjen e ardhshme duke u perqendruar me shume tek mesfusha dhe mbrojtja e jo tek sulmi.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane ne faqet e saj:

“Nese ai do te tregonte vlerat e tij menjehere qe prej se henes, Interi keshtu mund te vendose qe te shty per me vone operacionin Malcom, sepse ne skuader eshte edhe Politano tashme (qe do te prezantohet pas pak ne oren 16:30), dhe zikalterit do te hidhnin syte tek nje mesfushor qendre fizik.”

“Ne kete moment Interi nuk eshte dorezuar as per Rafinha dhe per te ka filluar nje fushate e vertete nga tifozet neper rrjete sociale duke i kerkuar klubit qe te blerje brazilianin e barcelones, edhe pse sinjalet e para nuk kane qene pozitive.”

“Agjenti i lojtarit, babai Mazinho ka treguar se nuk ka marre asnje telefonate nga Corso Vittorio Emanuele. Por eshte shume e mundur qe Interi te beje nje tentative per blerjen e Rafinhas ne rast te ndonje shitje e nese arrihet te shitet per shembull portugezi Joao Mario per nje shifer te kenaqshme, ai do te bente qe Interi te hidhej perseri ne sulm per sherbimet e Rafinha.”

“Tek Interi do te ishin te gjithe te lumtur nese gjithcka do te shkonte keshtu, por per momentin oferta te majme per Joao Mario nuk kane ardhur dhe lojtari eshte ne merkato.”

“Por te mos harrojme se tek zikalterit ka edhe lojtare te tjere ne mesfushe qe mund te largohen e mund te sjellin para te fresketa si Vecino (mund te perfundoje tek Chelsea) dhe qe do te lironte nje vend ne mesfushe edhe pse karakteristikat e tyre jane te ndryshme.”

“Per momentin tifozet shpresojne, Rafinha-Inter eshte nje histori dashurie qe mund te vazhdoje por shanset per momentin jane teper te vogla.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.