Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,116 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Jose Mourinho nuk harron te kaluaren e tij: “Po, e vertete, jam nje interist: por sot ne Tirane jam nje…”

Inter, Jose Mourinho nuk harron te kaluaren e tij: “Po, e vertete, jam nje interist: por sot ne Tirane jam nje…”
Inter Club Staff

“Ka shume gjera qe kalojne tani ne mendjen time”. Keshtu e nis fjalen e tij per Sky Sport, Jose Mourinho, qe dje festoi shume me Romen e tij.

“Jam ne Rome prej 11 muajsh, e kam kuptuar direkt sa kam ardhur se duhet te pritej kjo gje (e ka per perfshirjen e tifozeve te Romes).”

“Ashtu si i thashe djemve ne dhomat e zhveshjes ne Torino, kemi bere ate qe duhet te benim: te kualifikoheshim per Europa League.”

“Kemi bere punen tone mire. Sot ishte per tu shkruar historia dhe ne e shkruajtem.”

Nje faqe tjeter historie…

“Eshte edhe historia ime, sepse jane te gjithe trofe europiane. Por nuk jam vetem une, sepse Sir Alex dhe Trapattoni kane fituar nga pese gjithashtu.”

“Kjo gje me ben te ndihem pak i vjeter, por eshte e vertete. Kam fituar shume here ne te kaluaren dhe po fitoj edhe sot. Do shkoj me pushime i qete e i lumtur.”

Cfare ka ndryshe kjo fitore?

“Gjeja e bukur eshte se ne karrieren time, pertej trofeut europian, pertej Uinted, ta besh me Porton apo me Interin pas shume vitesh dhe ta bej edhe me Romen, eshte dicka shume speciale.”

“Nje gje eshte ta fitosh kur te gjithe e presin dhe nje gje tjeter eshte ta fitosh kur asnjeri nuk e pret kete gje.”

“Nuk them se nuk po mendoj per tifozet dhe se po mendoj vetem per vete. Jo. Per mua, eshte nje ndjesi shume e madhe ti shoh kaq te lumtur te gjithe.”

Ti vete ndihesh romanist?

“Patjeter qe po. Eshte menyra ime per te punuar. Une jam nje interist. Jam nje portist. Jam tifoz i Real Madrid. Por nga sot ketu ne Tirane, ndihem nje romanist gjithashtu.”

“Per aq kohe sa ndihem mire dhe te gjithe kemi nje objektiv, kjo eshte rruga e duhur. Sot me gjithe respektin tim per klubet ku kam punuar, jam nje romanist, sepse nuk e fsheh dot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.