Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,083 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Jovetic, perse operacioni eshte i mundshem dhe cilet jane problemet

Inter-Jovetic, perse operacioni eshte i mundshem dhe cilet jane problemet
Ardi Deda

Stefan Jovetic tek Inter. Perse jo? Pavaresisht se mund te ngjaje si fantamercato, kalimi i sulmuesit malazez ne Milano mund te jete i mundshem. Piero Ausilio ne fakt ka takuar Fali Ramdani. Motivi i takimit ne te vertete ishte diskutimi per situaten e Valon Behrami, i cili eshte ne orbiten e Mazzarrit. Ausilio, gjithashtu ne kete takim ka pyetur dhe per momentin qe po kalon Jo-Jo tek Manchester City. Pergjigja eshte ne syte e te gjitheve: sapo ka perfunduar nje sezon shume te keq. Jovetic pas kalimit nga Fiorentina tek City ka pesuar shume demtime qe kane kushtezuar shume rendimentin e tij. Por pervec kesaj a do kete hapesira per te tek Manchester City? Manuel Pellegrini e sheh ate thjesht nje rezerve luksi. Situate e ndryshme nga ajo qe do te perjetonte tek Inter: titullar i palevizshem dhe Mazzarri qe e pelqen si futbollist. Por ne mes natyrisht jane parate. Pasi eshte paguar pothuajse 30 milione euro nje vit me pare, Jovetic mund te merret ne forme huazimi me te drejte blerje, por duhet pare se cfare mendojne per kete tek Manchester City. Gjithashtu mund te kemi dhe nje shkembim te mundshem me Guarin per te cilin anglezet jane te interesuar. Nder te tjera kemi dhe ceshtjen e pages se lojtarit, qe tek City fiton gati 5 milione euro ne vit dhe mbetet per tu pare nese do te jete i gatshem per te ulur pagen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.