Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Julio Cruz eshte i bindur: “Kam besim te plote se kete vit Interi do te fitoje…”

Inter, Julio Cruz eshte i bindur: “Kam besim te plote se kete vit Interi do te fitoje…”
Inter Club Staff

Gjate nje seri intervistash te lidhura me Kupen e Italise, diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka intervistuar edhe nje lojtar teper te dashur te tifozeve te Interit.

Behet fjale per Julio Cruz, i cili ka folur per kujtimet e tij tek Inter por duket ka dashur te jape edhe besim per skuadren aktuale.

“Me kujtohet se kam shenuar ne finalen e 2005-2006, por emocionin me te madh e pata te ndeshja e kthimit finale.”

“Ne San Siro, cfare emocioni i pabesueshem. U nisa nga mesi i fushes, kalova portierin dhe godita me te majten.”

“Ishte goli i 2-0. Per ate gol, Cufre – qe eshte nje miku im – me can gjithmone derrasat dhe me thote: “Ate nate me ke bere qe te vrapoj kot se koti 50 metra”.

“Ne qeshim shume me te. Kujtoj se ne ndeshjen e dyte, ne Milano,vjen ne dhomen e zhveshjes Massimo Moratti bashke me djalin e tij dhe Kupen.”

“Momente fantastike, sepse dukej gezimi ne syte e shokeve te mi, shikoja qe te gjithe ishin te lumtur me ate qe sapo kishte ndodhur.”

“Tani une kam shume besim qe kete sezon Interi do te fitoje kupen. Kete vit, ai trofe, mund te thote shume. Neve na beri te kuptonim se ishim nje skuader e forte dhe fituese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.