Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juve, komplikohet per Isla. Deshton gjithcka?

Inter-Juve, komplikohet per Isla. Deshton gjithcka?
Xhorxh Gellci

Ai qe duhet te ishte nje takim qe do te zgjidhte situaten eshte shnderruar ne nje takim pa vlere. Takimi qe po flasim eshte ai mes drejtorit te zones teknike te Interi Marco Branca dhe kolegut te tij bardhezi Marrotta. Objekti i diskutimit Mauricio Isla.

Kur dukej se palet ishin afruar diten e merkure, dje te dyja kane ngelur fikse mbi idete e tyre. Me fjale te tjera, Juve kerkon 7,5 milion per kilenin, Interi ofron vetem 6. Tratativa eshte bllokuar tek kjo diference dhe sipas Gazzetta dello Sport, ne kete moment mund edhe te deshtoje plotesisht. Te dyja shoqerite bejne llogarite e tyre, dhe urdhri i dhene tek Branca eshte i qarte: nuk duhet te kaloje kuoten e 6 milion. Veren e shkuar, shoqeria torineze e kishte vleresuar 19 milion, dhe prej pak kohesh ka rinovuar bashkepronesine me Udinesen. Ne kete menyre nuk mund te shese Isla poshte 7,5 milion nese deshiron te evitoje nje humbje ne bilanc.

Si rrjedhoje e ketij problemi, Interi po mundohet te marre masat dhe vazhdon te kerkoje ne merkato per alternativa. Dy emrat me te permendur jane Gregory Van Der Wiel, mbrojtes i krahut te djathte te PSG, dhe Darly Janmaat, rol i njejte dhe lojtar kyc i Feyenoord. Qe te dy jane lojtare niveli, me eksperienca internacionale. Me mundesine e fundit te rendesishme ate te Montoya te Barcelones, qe po lidhet me Interin ne javet e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.