Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus i 29 Prillit: Interista, kaq te cmendur jeni?

Inter-Juventus i 29 Prillit: Interista, kaq te cmendur jeni?
Inter Club Staff

Qe tifozet e Interit jane te cmendur, tashme kete fakt e njeh nje bote e tere e futbollit dhe pikerisht per kete arsye nje nga himnet e Interit quhet ‘Pazza Inter Amala’.

Interi i tifozeve zikalter po kalon nje nga momentet me te kqija te sezonit e pse jo, si seri rezultatesh negative, mbase nje me te keqijat te viteve te fundit, por ky fakt, ne zemrat e tifozeve zikalter ka ndikuar shume pak.

Sot eshte data 02 Mars, dhe pas dy muajsh, do te luhet Inter-Juventus me 29 Prill. Biletat kane pak dite qe kane dale ne shitje per kete ndeshje, por cfare bejne Interistat? Pothuajse i kane mbaruar biletat qe tani.

E kush do ta kishte menduar qe dy muaj larg, pas nje periudhe kaq te keqe, Interistat do te mendonin te pushtonin Meazzen ne ndeshjen ndaj Juventusit. Por, tifozeria zikalter tashme na ka mesuar se nuk duhet te cuditemi me ata asnjehere.

Nuk mund te harrohen 70.000 tifozet ne Meazza ndaj Torinos kete sezon, qe ishin numra prej ‘derby’, apo ndeshjet ndaj te voglave si ‘Spal’, ku zikalterit e tejmbushen perseri Meazzen.

Tifozeria e Interit mban rekord kete sezon per mesataren e tifozeve ne stadium e kjo gje nuk do te thote vetem dashuri te pakushtezuar, por edhe kostante. Gjithashtu zikalterit mbajne rekordin e ketij sezoni per ndeshjen me me shume tifoze: ka qene derby i fazes se pare ndaj Milanit me pak a shume, 80.000 tifoze.

Kjo eshte harta e stadiumit ku kane mbetur bileta ne ndeshjen ndaj Juventusit. Mendohet se ne shitje ka edhe diku tek 2000-3000 bileta. Deshironi te shikoni Interin ne kete ndeshje? Dicka eshte e sigurt: duhet te nxitoni!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.