Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Juventus, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “All-in total ne mesfushe dhe ne sulm? Nga minuta e pare…”

INTER-Juventus, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “All-in total ne mesfushe dhe ne sulm? Nga minuta e pare…”
Inter Club Staff

Nje mbremje e madhe ne San Siro, pavarsisht mungeses se tifozeve ne shkallet e stadiumit.

Keshtu, sot ne oren 20:45 do te luhet ish-derbi i Italise, nje ndeshje ku do te percaktohet se cila eshte skuadra me aspirata me te larta.

Juventusi nuk deshiron te humbase kuroren pas shume vitesh, ndersa perballe do te jete nje Inter plot me deshire per te fshire sa me shpejt dy hapat fals kunder Sampdorias dhe Romes.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Dalengadale, infermieria zikalter po boshatiset.

Per ndeshjen e sotme, i padisponueshem eshte vetem D’Ambrosio, ndersa Vecino dhe Pinamonti tashme jane ne rrugen e rekuperimit te plote dhe i mungon vetem ritmi i ndeshjeve.

Me te gjithe skuadren ne dispozicion pothuajse, Conte ka zgjedhur skuadren me te mire te mundshme per kete ndeshje e duke zgjedhur lojtaret qe i kane dhene me shume garanci deri me sot.

Si pasoje, perballe Handanovic konfirmohet ne bllok mbrojtja me Skriniar-De Vrij-Bastoni, dhe e njejta gje vlen edhe per sulmin ku do te luaje Lautaro dhe Lukaku.

Nderkohe, ne mesfushe konfirmohet treshja Barella-Brozovic-Vidal me ne krah Hakimi dhe ne krahun e majte, Young, i cili eshte ne balotazh deri ne fund me Darmian per te luajtur nga minuta e pare.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUSI – Formacioni titullar i Pirlos ka shume pikepyetje, ku Ronaldo pritet te luaje me Moraten ne sulm duke pare se mungon Dybala.

Ne mbrojtje peshon mungesa e De Ligt: Chiellini ose Demiral me Bonuccin plus Danilo dhe Frabotta (ose Bernardeschi) si mbrojtesa krahu.

Ne mesfushe McKennie sfidon Betancur dhe Rabiot per nje bluze titullari. Chiesa eshte rekuperuar dhe pritet ta nise nga minuta e pare ne krahun e djathte me Ramsey ne krahun e kundert,

Opsioni alternativ i nje 4-4-2 eshte 3-4-1-2 me tre mbrojtes qendre dhe Danilo si lojtar i krahut te djahte.

Mbeten jashte kesaj ndeshje per shkak te Covid Alex Sandro dhe Cuadrado.

FORMAICONET E MUNDSHME: 

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, Kolarov, Darmian, Gagliardini, Vecino, Eriksen, Sensi, Perisic, Sanchez.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: D’Ambrosio, Pinamonti.

Preview Inter-Juventus - Conte contro il suo passato punta su Hakimi e sulla Lu-La

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Morata, Ronaldo.

Ne pankine: Buffon, Pinsoglio, Demiral, Dragusin, Di Pardo, Arthur, McKennie, Portanova, Bernardeschi, Kulusevski, Da Graca.

Tranjer: Pirlo.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: De Ligt, Dybala, Alex Sandro, Cuadrado.

ARBITRO: Doveri.

Asistente: Carbone e Peretti.

Arbiter i katert: Maresca.

Var: Calvarese (Alassio).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.