Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus, me ne fund super lajme nga Appiano Gentile: “Buzeqesh Inzaghi, tashme eshte e sigurt…”

Inter-Juventus, me ne fund super lajme nga Appiano Gentile: “Buzeqesh Inzaghi, tashme eshte e sigurt…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi mund te buzeqeshe ne prag te finales se Kupes se Italise qe luhet neser ne darke ne Olimpico te Romes.

Perballe do te jete Juventusi, dhe sipas asaj qe shkruan sot Tuttosport, tranjeri i Interit ka punuar diten e djeshme ne Appiano me nje lajm shume te mire.

E perditshmja italiane shkruan: “Dje Inter ka punuar mire dhe qete ne Appiano Gentole. Skuadra e di qe ka gjithcka ne dore ne keto 90 minuta qe do te vijne.”

“Ata e kane stakuar mendjen nga Kampionati, dhe duan te mendojne vetem per Juventusin dhe per ate qe do te ndodhe ne Olimpico.”

“Inzaghi mund te buzeqeshe nderkohe sepse dje ne Appiano i ka pasur te gjithe ne dispozicion: edhe Alessandro Bastonin.”

“Mbrojtsi me ne fund eshte rikthyer dhe stafi i Interit ka dhene driten jeshile per marrjen pjese nga ai rregullisht ne stervitje dhe kane thene se eshte gati edhe per ndeshje.”

“Keshtu, ndaj Juventusit do te jete ne fushe Bastoni nga minuta e pare, me Dimarcon qe do te ulet fillimisht ne stol.”

“Inzaghi nuk ka dyshime per kete sepse ka disa dite qe po pret pikerisht kete lajm: Bastoni eshte teper i rendesishem per te dhe per kete Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.