Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus, shperthen SKANDALI: “E pabesueshme ajo qe ka bere arbitri. Kurre ai nuk mund te…”

Inter-Juventus, shperthen SKANDALI: “E pabesueshme ajo qe ka bere arbitri. Kurre ai nuk mund te…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ajo qe ndodhi diten e djeshme ne ndeshjen Inter-Juventus do te futet njehere e mire ne faqet e zeza te historise se futbollit italian.

Arbitri i ndeshjes, Mariani, ka thyer plotesisht protokollin e VAR duke favorizuar keshtu hapur skuadren e Juventusit.

Ai ka dhene nje penallti ne menyre te pashpjegueshme vetem disa minuta pasi ka thene se gjithcka ishte e rrekullt duke e treguar kete gje me gjeste.

Per kete gje ka folur edhe Luca Marelli i cili ka shpjeguar me detaje se pse ajo qe ka bere arbitri i ndeshjes ishte shume e rende.

Moviola Inter-Juve – Mariani fa la differenza, l'episodio del rigore non è  da Var - FC Inter News

Fjalet e tij jane thene vetem pak minuta pas ndeshjes per mikrofonat e DAZN ku ai ka hedhur poshte totalisht vendimin e arbitrit ne fushe.

“Kontakti eshte, nuk po flasim per kete. Ky eshte nje nga ato raste qe eshte i destinuar te flitet per shume kohe.”

“Me siguri do te kete shume diskutime. Mariani ishte ne menyre perfekte shume mire deri te momenti i penalltise.”

“Ai me gjestet e tij ka treguar se kontakti ishte i paster dhe nuk ishte asgje. Shikoni pamjet. Ai ben me duar dhe me kembe se nuk ka asnje kontakt.”

Serie A, designazioni arbitrali: Inter-Juve a Mariani. Massa per  Roma-Napoli - TUTTOmercatoWEB.com

“E duke qene se ndodhi keshtu, e duke pare edhe menyren e nderhyrjes qe nuk ishte nje rast i paster per gol qe te konsiderohet si gabim i qarte, ai nuk mund te drejtohet ne VAR per shkak te protokollit.”

“Ai nuk ishte absolutisht nje gabim i qarte, prandaj, ai ishte nje rast per tu diskutuar ne moviole, jo per tu pare ne VAR.”

“VAR nuk eshte nje moviole. Kush VAR e perdor si moviole e perdor gabim ose me sakte, te shprehem me mire, e keqperdor.”

“Mendoj se keto nuk jane penallti per tu dhene. Duhet te gjejme nje menyre ti zhdukim nga Serie A. Vetem ketu ndodhin keto situata, vetem ketu jepen keto penallti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.