Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus – Var mire tek golat. Orsato nje KATASTROFE.

Inter-Juventus – Var mire tek golat. Orsato nje KATASTROFE.
  • On 29/04/2018, 12:41

13’ – Pas konsultimit me Paolo Valeri, Matuidi nuk e prek topin, dhe goli i Douglas Costa ishte i rregullt.

18’ – Ne kete rast Orsato shkon vete perpara kameres se Var. Pasi e kishte ndeshkuar me karton te verdh, e therret perseri dhe e ndeshkon me te kuq. Keshtu gjykohet si e qellimshme nderhyrja e Vecinos, i cili ne fakt e ka terhequr kemben dhe nuk e ka shtyr me qellim.
Per me teper, Var mund te nderhyj ne penallti, gola te parregullt ose ndeshkime direkte, ndersa ne rastin e urugajanit nuk eshte e lejushme te perdoret.

27’ – Kontakt Pjanic Rafinha, boshnjaku ishte i ndeshkuar me nje karton dhe e godet Rafinhen nderkohe qe ky i fundit kishte topin. Mund te ishte kartoni i dyte i verdhe.

44’ – Sparkat e Baraglit ne kaviljen e Icardit: mbrojtesi bardhezi rrezikon te kuqin (nese ndiqet e njejta menyre si ne Vecino), Orsato i jep vetem te verdh.

49’ – Var bllokon 2-0 te Juves, pozicioni jasht loje i Matuidi ishte mese i dukshem dhe duhej dhen menjehere.

56’ – Nje tjeter gabim i madh i Orsatos ishte perseri Pjanic, i cili ben nje nderhyrje tejet te rend perseri kunder Rafinhes. Braziliani goditet me dore e me kemb, nje nderhyrja qe meritonte te pakten nje karton te verdh, madje dhe te kuq direkt por ne fund ndeshkohet D’Ambrosio per protesta, i cili do mungoj ndeshjen e ardhshme per kartona.

92′ – Arbitri nuk ndal nje aksion ku Skriniar godet me sup Higuain. Duhet te ishte faul per juventusin, ndoshta meritonte edhe karton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.