Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,052 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ka gati edhe dy goditje ne merkato? “Ja cfare ka kerkuar Conte, klubi i ka bere me dije qe do e provoje.”

Inter ka gati edhe dy goditje ne merkato? “Ja cfare ka kerkuar Conte, klubi i ka bere me dije qe do e provoje.”
Inter Club Staff

Merkato Interit ka ende shume rruge perpara se te mbyllet dhe me sa duket, do te duhet te pritet vetem 2 shtatori per te thene se zikalterit e kane mbaruar per kete vit me merkaton.

Ne kete moment priten dy goditje qe deri diku nga mediat quhen te sigurta: Alexis Sanches dhe Cristiano Biraghi. Por me sa duket, zikalterit nuk do te mbarojne me kaq kete vere.

Kete gje e thame edhe diten e djeshme ne nje lajm tjeter por eshte konfirmuar edhe nga Corriere dello Sport ne kete moment e cila ka treguar se Antonio Conte ja ka bere te qarte kerkesen e tij finale drejtuesve zikalter.

Sipas Corrieres, ai i ka kerkuar Interit nje sulmues tjeter pyke dhe nje mesfushor qe ti jape nej alternative te vlefshme nderrimit te modulit ne cdo moment te lojes por edhe ti ofroje skuadres eksperience dhe gola.

“Ne cdo menyre qe e shikon, nuk e imagjinon dot merkaton e Interit te mbyllur pas Sanchez dhe Biraghi. Aspak. Conte deshiron nje zevendes-Lukaku dhe nje mesfushor qe vrapon shume, fizik dhe qe ben gola.”

“Drejtuesit ne kete moment po mendojne se si te gjejne alternativat e duhura per tranjerin sepse ne skuader nuk ka me as vend.”

“Por klubi nepermjet drejtuesve i ka bere me dije se do e provoje me patjeter qe ta kenaqe tranjerin. Per momentin ka disa emra qe qarkullojne, por asnje siguri. Dihen vetem kerkesat e Contes dhe karakteristikat e lojtareve qe ai kerkon.”

Kush do te vije? Mbase Ausilio dhe Marotta e kane qe tani emrin, por si gjithmone, ai mund te dale edhe ne momentin e fundit por mund te kthehet edhe ne nje telenovele te vertete me pas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.