Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ka nje problem jo te vogel ne Champions: do te duhet ndihma e tifozeve sepse skuadra…

Inter ka nje problem jo te vogel ne Champions: do te duhet ndihma e tifozeve sepse skuadra…
Inter Club Staff

Eshte 20 maji, ndeshja e fundit e kampionatit. Stadiumi eshte Olimpico, ai i Romes.

Lazio dhe Interi luajne nje vend ne Champions League dhe per zikalterit eshte ndeshja me e rendesishme ne 6 vitet e fundit (qe per hir te vertetes kane qene vite te zymta).

Nje ndeshje e pabesueshme, e mbushur me gola dhe me prapaskena. Me plot gojen: nje ndeshje e ndaluar per ata me zemer te dobet.

Ishte nje nate ajo qe kulmon me golin e Matias Vecino qe i dhuron Interit keshtu rikthimin ne Champions League pas gjashte vitesh mungese.

Tifozet ne delir, te lumtur dhe Spalletti qe deklaron ne konferencen per shtyp disa jave me vone:

“Donim bicikleten, le ta pedalojme tani”.

E ja qe pas shortit te Montecarlos, zikalterit jo vetem duhet te pedalojne, por edhe te djersisin.

Fati beri qe Interi te kete nje grup ferri: perballe do te jene Barcelona, Tottenham dhe PSV.

Por si vjen Interi ne kete Champions League?

Kjo eshte analiza e Sky Sport:

Schermata 2018-09-08 alle 19.45.50

“Nderkohe qe ka shume pritshmeri per debutimin me Tottenham, jane parashikuar 60 mije veta ne kete ndeshje te jene prezent ne Meazza. Nje shtyse shume e madhe per Spallettin dhe per klubin.”

“Per shume njerez do te jete hera e pare, duke nisur nga Icardi qe ne 5 vjet nuk ka luajtur asnjehere ne Champions dhe e ka kerkuar me ngulm.”

“Por tani do mund ta luaje si kapiten i kesaj skuadre. Entuziazmi i tifozeve do te sherbeje qe Interi te kompesoje edhe eksperiencen pothuajse qe nuk ekziston ne radhet e skuadres zikalter.”

“Klubi zikalter ka vetem 117 prezenca ne Champions League: Messi per shembull, i vetem ka lujatur 125 here ne Champions.”

“Ai qe ka mbetur nga ai Inter i 6 viteve me pare ndaj Marseille eshte Andrea Ranocchia.”

“Nderkohe qe pritet qe te perballemi me Kane dhe shoke, San Siro po pergatitet per disa nete te paharrueshme.”

“Pas gjashte vitesh, La Scala e Futbollit do te ngjyroset zikalter edhe ne nete europiane.”

“Interi ka nje problem te madh: mungesen e eksperiences. Por per ta zhdukur kete do te duhet ndihma e tifozeve qe me siguri nuk do te mungoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.