Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ka nje thesar ne shtepi: ja tre diamantet zikalter qe Conte i do ne skuadren e pare!

Inter ka nje thesar ne shtepi: ja tre diamantet zikalter qe Conte i do ne skuadren e pare!
Inter Club Staff

Persyn, Oristanio dhe Satriano. Keta jane tre lojtaret qe pritet te ndjekin gjurmet e Esposito dhe Pirola. 

Ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte deshiron te verifikoje rritjen e Tibo Persyn i cili deri me tani eshte stervitur me skuadren e pare bashke me Oristanio dhe Satriano.

E perditshmja italiane analizon karakteristikat e tre lojtareve duke nisur nga Satriano e duke vazhduar me pas me dy te tjeret.

SATRIANO – “Klasi 2001, i ardhur nga Nacional, 187 centimetra per 77 kilograme. Ai eshte nje gjigand ne fushe qe dashuron te luaje me topin dhe qe ka disa goditje te rendesishme.”

Primavera 1 TIM, Inter 3-1 Empoli | News

“Ne vendin e tij e tregojne si nje nga lojtaret me me shume prespektive ne gjeneraten e tij.”

“Si Ibra i ri, ai mund te beje pa problem sulmuesin e pare ose te dyte dhe ka shume qef te levize ne hapsira boshe dhe te mos jape pika referimi.

ORISTANIO – “Trekuartist qe godet me te majten dhe ka dribling dhe fantazi e i ka shenuar edhe Barcelones ne Youth League mu ne qendren sportive ku eshte rritur idhulli Messi.”

“Kjo sepse ne Avellino – aty ku eshte rritur – krahasimet me Messin beheshin nga te gjithe, me siguri me shume prej fizikut dhe elasticitetit te tij.”

“Conte ka vendosur ta marre me vete ne pergatitjet verore. Kjo gje eshte vendosur perpara se te ndalej futbolli prej pandemise.”

Belg in het buitenland: Tibo Persyn (17) speelt bij de beloften ...

PERSYN – “Nje lojtar krahu i mesfushes qe i respekton shume detyrat taktike dhe i fuqishem.”

“Interi e ka blinduar me nje kontrate te re per kater vitet e ardhshme dhe i ka garantuar se do te grumbullohet me lojtaret e medhenj.”

“Aty Tibo, sic e kemi thene edhe me pare, do te tentoje ti tregoje Contes se sa shume eshte rritur ne nje vit.”

“Interi ka nje thesar ne shtepi dhe te gjithe ata te tre mezi po presin te tregojne vlerat e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.