Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ka vene ne shenjester dy talente shume te rinj: njeri luan me Ajax, tjetri ne Bullgari

Inter ka vene ne shenjester dy talente shume te rinj: njeri luan me Ajax, tjetri ne Bullgari
Inter Club Staff

Inter vazhdon qe te monitoroje me kujdes merkaton nderkombetare dhe kerkon talente te rinj: njerezit e merkatos zikalter duket se sipas Tuttosport, kane filluar qe tani te jene ne levizje.

Sipas te perditshmes italiane, zikalterit kane vene ne shenjester dy djem te talentuar.

Njeri quhet Sontje Hansen qe eshte i datelindjes 2002 dhe luan me Ajax dhe tjetri eshte Nikola Iliev, fantazist bullgar i klasit 2004 dhe luan per Botev Plovdiv.

HANSEN – “Interi eshte ne gare per te me sa duket bashke me Manchester City, Liepzig dhe te tjere klube europiane. Sontje Hansen ka lindur ne 2002 dhe luan me Ajax e eshte nje lojtar qe ka filluar qe tani te stervitet me skuadren e pare.”

“Vleresimi i tij aktual eshte diku tek 10 milione euro por eshte e sigurt qe ky cmim do te rritet. Mbetet per tu pare nese Interi qe ka ne shtepi nje si Esposito do te doje te garoje me skuadrat europiane per cmimin e tij qe mund te jete ne rritje.”

“Por zikalterit e kane ne shenjester dhe nese do te krijohet mundesia, do te bejne tentative per te.

ILIEV – “Nderkohe, ndryshe situata per Nikola Iliev ku Interi duket ne avantazh. Ai eshte nje talent me tipare sulmuese dhe luan ne Bullgari.”

“Djaloshi qe luan per Botev Plovdin ne vendin e tij konsiderohet si talenti me i mire i viteve te fundit. Mbi lojtarin ka nje interes te forte te Ajax i cili eshte gjithmone shume i kujdesshem per talentet por sipas agjentit qe ka folur per Novapres, eshte pikerisht Interi ne vendin e pare per ta marre ate.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.