Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ke nje problem shume te madh ne kete moment e duhet pranuar: Nainggolan nuk mund te…

Inter, ke nje problem shume te madh ne kete moment e duhet pranuar: Nainggolan nuk mund te…
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ka shume per te punuar ende! 

Pas humbjes ne ndeshjen e pare dhe debutimit jo te mire ndaj Sassuolos, dje ka ardhur edhe barazimi ne shtepi ndaj Torinos e nje barazim qe erdhi pas nje avantazhi 2-0.

Jane sinjale jo te mira keto per Luciano Spallettin qe duhet te gjeje me shpejtesi kuren per te vene ne rrugen e duhur nje skuader qe u duk jo mature dhe e paafte te gjeje me shpejtesi zgjidhjen kur peson gol.

Tekniku zikalter po pret me padurim rikthimin dhe riaftesimin e plote te Radja Nainggolan, blerjen e madhe te veres.

Lojtari ka humbur pothuajse te gjithe fazen pregatitore per shkak te demtimit ne miqesore, por La Gazzetta dello Sport nenvizon dicka te vertete:

“Interi i ri me te vertete eshte e ndertuar per te pasur ne qender te saj edhe mesfushorin Belg, por kjo nuk duhet te behet nje minus.”

“Ai eshte blerja e madhe e Interit kete vere. Eshte e vertete, por deri me tani askush nuk e ka pare asnje minute ne loje.”

“Do te jete shume e veshtire qe nje lojtar i vetem te ndryshoje fytyren e gjithe skuadres ne kete moment.”

“Nuk do te zgjidhte ai bipolaritetin e skuadres zikalter.”

Sipas La Gazzetta dello Sport, gabimi me i madh i bere nga Spalletti eshte fakti qe ka menduar “se goli i Vecinos ndaj Lazios do e kishte bere grupin te rritej nga ana mentale dhe se Championsi do i kishte dhene nje dimension te ri vetbesimi skuadres. Me sa duket, nuk eshte keshtu.”

E ne kete moment te gjithe jane nje mendje. Ndryshimi nuk mund te pritet nga nje lojtar i vetem si Radja Nainggolan por nga nje reaksion i gjithe skuadres.

Tashme e ka rdhen transferta e Bolognas, e kesaj radhe pritet qe ne ndeshje te luaje edhe Radja.

Por gjithesesi nuk dihet ende nese ai do te jete gati per te luajtur nga minuta e pare ose jo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.