Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,329 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ke nje thesar ne shtepi: keshtu hapen gazetat me te medha Italiane sot!

Inter, ke nje thesar ne shtepi: keshtu hapen gazetat me te medha Italiane sot!
Inter Club Staff

Shume elozhe per nje nga blerjet e Interit kete vere ne merkato nga te gjitha gazetat e medha italiane sot. 

Behet fjale per lojtarin e blere nga Cagliari, Nicolo Barella qe me sa duket ka dhuruar nje paraqitje shume te mire dje me kombetaren e tij.

Loja qe ai zhvilloi ne ndeshjen e luajtur dje ne Finlande-Itali te marre shume komplimenta dhe te beje qe skeptiket te stepen pas duke pare qe ai ka marre shume kritika kete vere dhe ne ndeshjet e para te Serie A edhe pse sapo ka ardhur dhe eshte vetem 22 vjec.

Por le te kalojme menjehere ne teme dhe te tregojme se si e kane vleresuar ndeshjen e djeshme gazetat me te medha italiane:

Gazzetta dello Sport 6,5: Jekyll ne pjesen e pare, si ndaj Armenise dhe pastaj Hyde: fiton edhe goditjen e denimit por edhe penalltine. I merr perdore shoket e kombetares drejt fitores. Rikthehet Barella i vjeter, ai qe te gjithe njohim dhe ai qe ka bere Interin te shpenzoje shume per te.

Tuttosport 6: Nuk ka akoma dinamizmin per te cilin e njohim, por mban mire pozicionin me fushe dhe fiton penalltine e fitores. Mund te beje edhe me mire.

Corriere dello Sport 7: Nje pjese e dyte e frikshme, per te te futur te dridhurat nese do ta kishe kundershtar ne fushe. Rrit ritmin, permireson pasimet dhe behet super deciziv tek penalltia. Inter, tashme ke nje thesar ne shtepi te cilin duhet ta ndihmosh te rritet akoma me shume sepse talenti nuk i mungon.

Keto kane qene notat per lojtarin e ri italian zikalter nga tre gazetat me te medha italiane, edhe pse Tuttosport duket se nuk eshte e bindur edhe pas nje ndeshje si ajo e djeshmja e luajtur nga ai ne nivele pertej normales.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.