Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,830 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kerkohet deshperimisht Walter Mazzarri

Inter, kerkohet deshperimisht Walter Mazzarri
Redi Asabella

Pasi mbaroi ndeshja me Romen, kalendari i Inter-it behet, ne leter, i perballueshem per te pakten 10 ndeshje. Jo sepse kundershtaret me te cilet do te perballet jane te dobet, por me statistika shume me te lehte per tu mundur. Ne e kemi treguar shume here kete sezon qe mund te mundim kedo dhe e kemi vertetuar me se miri qe kundershtaret me te veshtire jemi pikerisht ne.

Edhe ne ndeshjet e pjeses se pare te kampionatit kemi pasur te njejtat mundesi, te shperdoruara ne menyren me te keqe me disa barazime zhgenjyese, ndjekur nga ndeshje te nje niveli shume te ulet por dhe arbitrime shume penalizues, qe ne fund te fundit kane prodhuar kete zhvillim: ne vend te niste fluturimin, skuadra eshte rrezuar rremujshem deri ne zhdukje. I vetmi oaz ka qene derby.

Tani, pas disa ndeshjeve te mira, Mazzari duhet ti jape fyryre tjeter skuadres. Kujtoj se ne konferencen para ndeshjes me Juven ka thene qe per ti mundur duhet te jesh i bashkuar dhe kompakt. Skuadra duhet te kete vertet kompaktesine dhe cinizmin (sportiv), duhet te gjeje ate zjarr  brenda vetes qe te con te kalosh cdo pengese, te fitosh kedo kundershtar, ndoshta te shkosh dhe pertej mundesive.

Ne ate ndeshje arritem ta benim per nje pjese te mire te ndeshjes, per te per te arritur rezultate te rendesishme nuk mund te lesh pas pike me skuadrat e vogla dhe te luash mire vetem me skuadrat e medha. Ne kete rrafsh, 3 piket me Torinon ishin nje rast qe nuk duhej te ikte nga duart.

Per momentin hendeku nga vendi i trete duket gjigand, gati i pamundur. Por ne te vertete atje para nuk vrapon askush, dhe ne qofte se “hedh” nje seri fitoresh te njepasnjeshme gjithcka mund te behet. Edhe ajo ne keto momente duket e pamundur, ose gati e pamundur.

Ne fund te fundit, te mos e provonte do te ishte krim dhe faliment per vete Mazzarrin, qe tani eshte i thirrur me shume se kurre, ti jape skuadres nje loje perfundimtare dhe te qarte, pervec mentalitetit te duhur. E kerkon Thohir, dhe populli i pafund zikalter.

 Pune te mbare Mister Mazzarri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.