Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

827 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter kerkon Hernanesin e vertete. Eshte mare ne momentin me te keq, te dhenat jane ne renie…

Inter kerkon Hernanesin e vertete. Eshte mare ne momentin me te keq, te dhenat jane ne renie…
Ardi Deda

Inter e ka blere mbi bazen e insistimit te forte te Walter Mazzarri. Takniku nga S.Vincenzo kishte individualizuar pikerisht brazilianin si njeriun e duhur per te pasur mesfushen e tij ideale, por qe kur ka ardhur ne Milano, Hernanes nuk ka treguar akoma ato cilesi qe e kane bere te famshem tek bardhekaltrit. Duhet theksuar qe mesfushori ne momentin kur eshte bere zikalter ka mare me vete ndonje problen ne kofshe qe i ka nderlikuar paraqitjet, por duke analizuar ndonje te dhene, problemi fizik mund te mos jete i vetmi problem i futbollistit.

Prazenca dhe gola: me fanellen e Lazios, Hernanes ka koleksionuar 146 prezenca dhe ka realizuar 37 gola. Nje total prej 11.516 minuta te luajtur, pak a shume nje gol cdo 311 minuta te luajtur ne fushe. Tek Inter shifrat jane ndryshuar ne menyre te konsiderueshme, ndoshta edhe per shkak se lojtari eshte bllokuar nga kerkesat taktike te Mazzarrit, qe i kerkon mbulim me te madh dhe kujdes ne pozicion. Me Kovacic perkrah tij, ai qe eshte me i lirshem eshte padyshim kroati. Si zikalter mesatarja e golave per minute ka shkuar ne nje gol ne 692 minuta te luajtur, nje mesatare e perkeqesuar ne me shume se dyfish. Nderkohe, eshte permiresuar lehtesisht, statistika per sa i perket asisteve: nje asist ne cdo 500 minuta tek Lazio, nderkohe tek Inter nje asist ne cdo 461 minuta te luajtur.

Mesatarja e notave: brazilianet zakonisht vuajne ne periudhen e pershtatjes dhe per te mare me te miren nga praqitjet e tyre duhet pritur pak kohe. Nuk eshte rasti i Hernanes, qe ka pare rezultatet me te mira, per sa i perket rendimentit personal, pikerisht ne vitin e tij te debutimit ne kampionatin italian. Ne fund te vitit (2010-2011) nota mesatare e tij ishte rreth 6,07, qe atehere ish lojtari i San Paolo nuk ka bere me kurre kaq mire. Vitin tjeter notat e mbledhura nga Gazzetta dello Sport tregonin nje renie te lehte: 5,83 mesatarja, per tu kthyer me pas ne 2012-2013, me nje note mesatare 6,02 mbi niveline e mjaftueshem. Inter ka vendosur ta bleje ne sezonin e tij me te keq ne Serine A, kur akoma me Lazion po regjistronte nje rekord negativ per sa i perket mesatares se notave: 5,52. Si zikalter mesatarja eshte permiresuar, duke u ndalur ne noten 5,82. Gjithesi poshte nivelit te mjaftueshem.

Pritet me shume: Hernanes ka qene blerja e pare e vertete e Thohir, per te cilin presidenti indonezian ka vendosur te investoje nje shume te konsiderueshme. Manjati, por sidomos tekniku toskan presin prej brazilianit ate ndryshim ritmi qe do ti lejoje skuadres te beje hapin cilesor. Per momentin braziliani eshte kufizuar ne kryerjen e detyrave te shtepise, por populli zikalter eshte ne pritje te shohe ndonje levizje qe mrekullonte Olimpicon: goditjet e bezdisshme nga 25 metra, goditjet e denimit (nga te cilat Inter ka qene edhe viktime) dhe fantazia per te mrekulluar lojen. Cilesite i ka, presim me besim.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.