Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

194 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mirror zbulon: “Inter, ki kujdes: Bielsa deshiron te rrembeje objektivin e rendesishem ne merkato.”

Mirror zbulon: “Inter, ki kujdes: Bielsa deshiron te rrembeje objektivin e rendesishem ne merkato.”
Inter Club Staff

Marcelo Bielsa me sa duket ka vene syte mbi Nicolas Gonzales, lojtarin shume te talentuar qe luan ne Bundeslige.

Sulmuesi argjentinas eshte ne pronesi te Stuttgart, dhe eshte afruar shume me Interin javet e kaluara ku eshte perfolur per nje tratative te avancuar te zikalterve me agjentin e tij.

Por me sa duket, sipas asaj qe tregon sot gazeta e perditshme angleze Mirror, Interi ka nje rival te ri per te.

“Me 14 gola ne 27 ndeshje, ai ka terhequr shume vemendje mbi vete ku gjysma e Serie A me ne krye Interin e kerkon.”

Nicolas Gonzalez scores for Stuttgart in defeat to Wehen Wiesbaden ...

“Por menaxheri argjentinas i Leeds United, Bielsa, po provon ta binde dhe t’ja rrembeje Interit kete talent te ri te futbollit argjentinas.”

“Oferta e pare me sa duket do te jete plot 20 milione sterlina (23 milione euro), nje shifer qe Interi nuk eshte e gatshme ta paguaje per te.”

“Bielsa ka nevoje per nje sulmues si Gonzales sepse sipas tij, ka te gjitha karakteristikat qe i duhen per tu bere pjese e Leeds.”

“Nderkohe, Borussia Dortmund, bashke me Inter, Milan, Roma, Lazio dhe Napoli jane disa nga skuadrat e medha qe kerkojne sherbimet e tij dhe qe kane pasur disa kontakte te para me agjentet e lojtarit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.