Inter, ki kujdes: Napoli i Gattusos eshte hedhur ne sulm per objektivin e madh te Contes!
Me sa duket, nuk eshte vetem Interi ne gare per sherbimet e lojtarit te krahut te Chelsea, Emerson Palmieri.
Sipas asaj qe tregon sot TuttoMercatoWeb, edhe Napoli ne oret e fundit eshte interesuar per mbrojtesin e londinezve.
Ne kete moment, nuk eshte bere asnje oferte zyrtare per lojtarin, por klubi napoletan po mendohet per formulen.
Gjithesesi, pikerisht formula mund te jete nje avantazh jo i vogel i Interit, qe e deshiron lojtarin ta marre me titull perfundimtar.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 10 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/NSWZyJmaGk
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 6, 2020
Nderkohe, Napoli nga ana e saj deshiron qe lojtarin ta marre ne Itali me nje formue huazimi me te drejte blerje.
Per momentin, kjo eshte ideja e drejtuesve te skuadres se Gattusos, e mund te jete nje minus i madh ne tratativen me Chelsea qe ka nevoje per para dhe deshiron ta shese lojtarin ne menyre perfundimtare.
Te pakten, nese ata do te jene nje pretendent serioz per Interin, do duhet qe te bejne nje oferte huazim me detyrim blerje dhe jo me te drejte blerje.
Nderkohe, priten te reja ne ditet ne vazhdim: per momentin Interi eshte e ndalur edhe ne pisten qe te dergon te italo-braziliani dhe Napoli mund te perfitoje.