Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, klubi i endrrave per cdo tifoz ne glob: “Nje dhurate e mrekullueshme pret neser 29 tifoze shqiptare: ja detajet.”

Inter, klubi i endrrave per cdo tifoz ne glob: “Nje dhurate e mrekullueshme pret neser 29 tifoze shqiptare: ja detajet.”
Inter Club Staff

Inter vazhdon te jete nje klub shembull kur vjen puna te mardhenia e mrekullueshme qe ata kane me tifozet.

Por duket se kesaj radhe klubi zikalter e ka treguar se ne raport me tifozerine e saj eshte klubi i endrrave per cdo tifoz ne bote.

Ose me sakte, cdo tifoz ne bote do te donte qe te kisht te njejtin trajtim nga klubi i zemres si ai qe ka Interi me tifozet e saj.

Keshtu, Interi per te festuar ditelindjen e 10 te Inter Club Albania, ka organizuar nje pritje zyrtare ne seline e klubit per 29 tifoze, themelues te Inter Club Albania ne 2011 per te festuar 10 vjetorin e klubit me te madh te tifozeve ne Europe.

Drejtuesit e Inter Club Albania do te marrin edhe nje cmim per dedikimin dhe arritjet e ketyre viteve diten e neserme ne seline e klubit.

Nderkohe, Presidenti i Inter Club Albania, Juxhin Rama, ka lajmeruar me keto fjale kete event ekskluziv per anetaret:

“29 tifoze shqiptare te Interit diten e shtune do te perjetojne nje eksperience unike ne jeten e tyre: do te hedhin hapat e njejte qe jane hedhur video me poshte:

Do te vene kembe per here te pare ne seline e klubit te zemres. Do i afrohen disa centimetra larg nje historie 114 vjecare, do i shnderrisin syte nga shkelqimi i kupave ne dhomen e trofeve te Interit. Te gjithe si te ftuar special te klubit per 10 vjetorin e Inter Club Albania ku edhe do te na dorezohet nje cmim per dedikimin e ketyre viteve.

9 prej tyre e kane fituar vete pjesemarrjen me ane te konkursit te portalit. 20 te tjeret jane bashkethemelues dhe bashkepunetore te afert te Inter Club Albania prej dites nje. Anetare bordi, ish-anetare bordi e sot anetare te thjeshte, themelues, djem dhe vajza qe kane qene ndihma e pare sa here kemi pasur nevoje, te gjithe te dashuruar me Interin dhe te apasionuar pas Inter Club Albania.

Me i vogli prezent ne delegacionin tone te vogel do te jete 7 vjec dhe me i madhi 55.

Kjo eshte me e pakta qe mund te bejme. Por eshte vetem fillimi. Vetem fillimi duke pare ate qe na pret ne te ardhmen. Shume te tjere do e kene kete mundesi ne te ardhmen e shume te tjera aktivitete.

Me vjen keq per te gjithe ata qe kane marre nje ftese dhe nuk kane mundur te vine dot: disa per arsye personale, arsye largesie apo pune e kane pasur te pamundur. Sidomos per te gjithe ata zikalter ne Kosove qe e kane pasur te pamundur per shkak te vizave edhe pse jam krenar qe te pakten nje prej tyre ja ka dale ta marre dhe do te jete prezent me neve.

Ky ka qene falenderimi yne per te gjithe ata anetare qe kane qene me neve sezon pas sezoni, prej 2011. Per ata qe na besojne dhe punojne per te bere nje klub tifozesh model, ashtu si jemi edhe sot! 🥳

Shpresojme te kthehemi edhe me nje fitore, duke qene se do te shohim edhe INTER-Fiorentina!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.