Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, koha per nje super sponsor aziatik? Mauro Icardi takohet ne Milano me gjigandin telefonik!

Inter, koha per nje super sponsor aziatik? Mauro Icardi takohet ne Milano me gjigandin telefonik!
Inter Club Staff

Qe prej ardhjes se Suning, Interi ka qene nje magnet sponsorash nga Kina e larget, por edhe nga azia ne pergjithesi.

Nese ne kohen perpara Suning, i vetmi qe mund te thithte sponsora nga Azia ishte Yuto Nagatomo, qe prej ardhjes ne krye te klubit te gjigandit Kinez, Suning, sponsorat zikalter nga shteti me 1 miliard e 400 milion banore kane qene vetem ne rritje.

Jo me kot, ne vitin e fundit te ardhurat e klubit jane rritur ne menyre te konsiderueshme me para te fresketa nga Kina.

Por a jemi ne prag te nje marreveshje tjeter marketingu per Interin? Keshtu duket nga takimi i djeshem qe ka ndodhur ne Milano ndermjet zevendes presidentit te Xiaomi, Xiang Wang, dhe kapitentit te Interit, Mauro Icardi. 

Qe Xiaomi deshiron te shtrihet zyrtarisht ne Itali natyrisht nuk eshte nje sekret, nenvizon protali i njohur Gizchina.it. Pas krijimit te faqes zyrtare ne facebook dhe lajmit per hapjen e dyqanit Mi Store, ky mund te jete konfirmimi i radhes.

Dyqani i Xiamo do te hapet pikerisht ne zemer te Milanos. Fakti qe kompania gjigande kineze mund te hyje zyrtarisht ne mesin e markave qe bashkepunojne ngushte me Interin, eshte nje hipoteze me shume se sa konkrete.

Ne ditet ne vazhdim priten te reja nga ky front.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.