Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

971 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, komenti i Corriere dello Sport per Vidal ben qe tifozet zikalter te shperthejne ne rrjete sociale: “Nje turp, po te kishte ardhur te Juventusi…”

Inter, komenti i Corriere dello Sport per Vidal ben qe tifozet zikalter te shperthejne ne rrjete sociale: “Nje turp, po te kishte ardhur te Juventusi…”
Inter Club Staff

Ka qene nje shpulle e paster ne fytyre, e cila eshte pasuar me nje renie mbase te ekzagjeruar, por kartoni i kuq eshte super i drejte.

Por nderkohe, Arturo Vidal ka pesuar nje masakrim nga nje media italiane diten e djeshme, me sakte nga Corriere dello Sport.

Pikerisht nga ajo gazete qe kur i bejne keto gjera lojtaret e Juventusit, nuk thote asnje gjysme fjale. Sa here kemi pare Chiellinin te beje gjera te ngjashme? Sa here kemi pare Pjanic? Dybala? E sa here do te shohim Chiesin tani, duke e njohur historikun e tij.

Por jo, Corriere dello Sport ka publikuar nje shkrim dje te Alberto Dalla Palma qe eshte totalisht kunder Arturo Vidal.

Ne kete shkrim, Lazio konsiderohet si skuadra qe “u ngrit me krenari dhe me klasin e talenteve te saj me te mire, pavarsisht gabimit te kartonit te kyq ne rastin e Vidal ku ai ra ne kurthin provokator te nje lojtari te cilit nuk ja kishim ndjere aspak mungesen ne kampionatin italian.

Kaq u ka mjaftuar dhe diten e djeshme, profilin zyrtar ne Twitter te Corriere dello Sport e kane pushtuar tifozet zikalter.

Komentet kane qene te shumta, por thelbi i tyre ka qene i njejte: “Po nese Vidal do te kishte bere te njejten gje te Juventusi, a do te trajtohej ne te njejten menyre?”

Nderkohe, komenti “nuk ja kishim ndjere mungesen nje lojtari si ai” eshte totalisht i pavend duke qene se Vidal eshte trajtuar si fenomen ne cdo dite te qendrimit te tij ne Torino.

Por ne vend qe te gjykohet gjesti i shemtuar i Immobile, Corriere dello Sport merret me ate qe e pesoi: Vidal.

Nje gjest antisportiv ne maksimum. Por me sa duket, nje shpulle ne mes te ndeshjes nuk eshte me per tu denuar. Per tu denuar eshte se Vidal ra ne toke. Duhet te kishte qendruar stoik.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.