Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, komplikohet nje shitje e rendesishme: lojtari refuzon te largohet per shkak te pages se larte!

Inter, komplikohet nje shitje e rendesishme: lojtari refuzon te largohet per shkak te pages se larte!
Inter Club Staff

Kalendari i Interit tani eshte shume i ngjeshur dhe per tu perballuar do te duhet ndihma e te gjithe skuadres.

Tashme do te kene mundesi te luajne me shume edhe lojtare qe gjate sezonit nuk kane pasur mundesi sa te tjeret.

Interi eshte ende ne gare per Kampionatin. Kupen e Italise dhe Europa League dhe gjithcka do e vendoset ne vetem dy muaj.

Pikerisht per kete fakt Antonio Conte ja ka bere te qarte te gjitheve se askush nuk duhet te ndihet i perjashtuar nga projekti, te lere pas shpine zerat e merkatos dhe te perqendrohet tek Interi dhe objektivat.

Por tek zikalteirt ka lojtare edhe si Diego Godin qe jane projektuar nga drejtuesit zikalter si per tu larguar ne fund te sezonit.

Uruguajani ka qene shume poshte pritshmerive dhe rroga e tij e larte nuk eshte se i intereson shume Interit edhe per arsyen se ai nuk eshte me nje titullar.

“Lojtari vjen nga nje faze e pare sezoni ne te cilen nuk i ka kapur aspak pritshmerite. Ai eshte parakaluar nga nje lojtar i ri si Bastoni.”

“Por edhe pse ka ndodhur dicka e tille dhe Diego Godin e di mendimin e Interit, ai per momentin nuk ka aspak ndermend te largohet.”

“Kjo edhe per shkak te pages shume te larte qe ai merr tek Interi dhe nje skuader tjeter qe tja ofroje ate page ne kete moment nuk eshte bere e gjalle. Ky refuzim i komplikon jo pak planet e Interit ne riformatimin pjesor te mbrojtjes”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.