Inter, konfirmohet gjithcka? “Sapo eshte fiksuar takimi super i rendesishem: as per Lukaku e as per Dybala, por per…”
Duket se fjalet e Beppe Marotta dje per mediat kane qene shume te verteta por ne nje fare menyre, edhe te qarta.
Keshtu, pas fjaleve te Marottes, sot Sky Sport ka konfirmuar gjithcka dhe ka treguar hapat e radhes ne shtepine zikalter ne merkato.
“Diten e djeshme, Marotta ka treguar hapur se Inter ka vendosur te gjithe vemendjen e saj te nje lojtar si puna e Gleison Bremer.”
“Ai eshte njeriu i perzgjedhur per tu transferuar ne Milano dhe kete gje e konfirmon direkt drejtuesi zikalter. Nuk eshte dicka per tu lene menjane.”
“Nderkohe, sapo eshte fiksuar edhe takimi super i rendesishem pikerisht per Bremer gjate javes se ardhshme.”
“As per Lukaku e as per Dybala, te cilat jane dy operacione te ndryshme dhe nuk kane aspak lidhje me ardhjen e brazilianit qe tashme eshte i bllokuar prej muajsh nga Inter.”
“Por duhet theksuar edhe dicka tjeter: ardhja ne Milano ose jo e Bremer nuk varet aspak as nga Skriniar apo largimi i tij.”
“Lojtari i Torinos do te vije ne Milano edhe ne rast se ne skuadren e Interit do te qendroje sllovaku. Ky eshte vendim i marre nga Marotta qe nuk deshiron te dale nga fjala e dhene per Bremer.”