Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

197 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Kroacia deshiron finalen dhe e nis me Perisic e Brozovic: ja formacioni zyrtar

Inter, Kroacia deshiron finalen dhe e nis me Perisic e Brozovic: ja formacioni zyrtar
Bujar Berishaj

Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic jane lojtaret e vetem te Interit qe kane mbetur ne Boteror.

Dhe qe te dy lojtaret zikalter, si sulmuesi ashtu edhe mesfushori, do e nisin si titullar ndeshjen e sotme perballe Anglise ne gjysme-finale.

Zlatko Dalic ka vendosur qe te mbeshtetet ne dy lojtaret e Interit per te kerkuar bileten e finales, nje finale qe do te ishte historike per Kroacine qe ka zhvilluar nje Boteror shume te mire deri tani.

Keshtu trajneri i perfaqesues kroate ka vendosur te zbres ne fushe me lojtaret qe e mposhten Argjentinen e Lionel Messi ne fazen e grupeve.

Perisic do e nis nga krahu i majte i sulmit dhe se bashku me Modric e Rebic do te jene ne mbeshtetje te Mario Mandzukic qe luan i vetem perpara.

Pastaj ne mesfushe, Dalic ka vendosur qe dyshja para mbrojtjes t’i besohet lojtarit zikalter Marcelo Brozovic qe do te luaj perkrahe lojtarit te Barcelones, Ivan Rakitic.

Nderkohe, edhe pse kishte dyshime te vogla, si titullar do te luaj edhe Sime Vrsaljko qe po kerkohet me ngulm nga Piero Ausilio ne keto dite te merkatos per krahun e djathte te mbrojtjes. Ky eshte formacioni zyrtar:

KROACIA (4-2-3-1): Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.