Inter, kujdes ndaj Perez: nuk eshte vetem Icardi ne liste…
Aksi Milano – Madrid mund te ndeze merkaton e ardhshme ne vere.
Nuk do te jete vetem Luka Modric tratativa e vetme ne aksin Milano – Madrid. Sipas asaj qe raportojne nga Corriere dello Sport, ne fakt Florentino Perez ka shenjestruar Mauro Icardi-n, si nje objektiv i ardhshem nga mediat afer tij.
Nje piste e komplikuar per Real Madrid, duke konsideruar se, per momentin, kapiteni zikalter nuk ka asnje klauzole ne kontrate. Nga ky skenar mund te perfitoje Wanda Nara per te prishur tratativat e rinovimit te kontrates se Maurito-s, mbi te cilen palet jane duke punuar dhe shprehin optimizem absolut.
Por nuk eshte gjithcka, persona afer Perez, i kane treguar videot me golat e Lautaro Martinez, edhe ne kete front duhet pasur kujdes persa i perket te ardhmes.