Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 21, 2019

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter kujdes, Roma po tenton qe te rrembeje Ausilion per te zevendesuar Monchin: ja detajet

Inter kujdes, Roma po tenton qe te rrembeje Ausilion per te zevendesuar Monchin: ja detajet
Inter Club Staff

Kontrata e Piero Ausilios eshte ne skadence ne 30 qershor 2020 dhe ne ditet e fundit ka pasur shume zera per sa i perket nje rinovimi te mundshem me Interin.

Por sipas asaj qe thuhet nga Adn Kronos, Roma po leviz per ta rrembyer drejtusin aktual te Interit ne kryeqytet dhe per ti dhene atij celesat e ndertimit te skuadres.

Keshtu, Pallotta e shikon ate si njeriun perfekt per te zevendesuar Monchin:

“Roma po kerkon nje drejtor sportiv pas largimit te Monchit dhe per momentin situaten e ka marre ne dore Frederic Massara.”

“Pista qe Roma po punon pa u ndjere shume eshta ajo qe te dergon tek drejtori sportiv aktual i Interit, Piero Ausilio. Rinovimi i ketij te fundit me Interin pas ardhjes se Beppe Marottes nuk eshte me kaq shume i sigurt.”

“Administratori i deleguar i Interit ne fakt po mendon edhe per te marre nje njeri te besuar tek zikalterit qe te merret me merkaton dhe keshtu Ausilio ne kete pike mund te zgjedhe pikerisht nje aventure tek Roma pas 20 vitesh si punonjes i Interit.”

Ausilio nga ana e tij nuk do te deshironte te largohej nga Interi sepse eshte i mendimit se aventura e tij tek Interi nuk eshte e perfunduar sepse skuadra qe ka sot ne dispozicion Spalletti sipas tij eshte ne lartesine e duhur dhe i duhen vetem disa elemente te tjere per te bere ate kapercimin e madh qe do te lejonte Interin te luftonte per trofe ne vitet e ardhshme.

Suning nga ana tjeter vlereson figuren e Ausilios sepse ka qene pikerisht ai kapiteni i skuadres drejtuese te Interit ne keto vite te veshtira ku Fair Play Financiar ka ndalur sezon pas sezoni merkaton zikalter.

Me shume rreth rinovimit te Ausilios apo largimit te tij drejt Romes do te merret vesh natyrisht ne ditet ne vazhdim edhe pse ne kete moment te dyja pistat jane te mundshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.