Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

388 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni per te mos u besuar vesheve: “Po cfare thoni? Ja pse Interi e fitoi derbin: duke…”

Zazzaroni per te mos u besuar vesheve: “Po cfare thoni? Ja pse Interi e fitoi derbin: duke…”
Inter Club Staff

Ai eshte nje nga ata gazetare, qe edhe pse ka nje post te rendesishem, shpesh eshte pare ne syte e opinionit publik si nje anti-interist.

Madje ne javet e kaluara ai eshte akuzuar indirekt nga Marotta per faktin se po tenton te krijoje destabilitet te klubi zikalter.

Edhe pse ai e ka mohuar dicka te tille, faktet tregojne se ai ka tentuar pikerisht kete gje me shkrimet e tij: te mos harrojme se Ivan Zazzaroni eshte drejtori i Corriere dello Sport.

Te gjithe e mbajne mend lajmin e rreme qe ai nxori per Real Madrid qe kishte kercenuar Interin per marrjen mbrapsht te Hakimi: dicka qe u mohuar direkt nga Real, Inter dhe vete agjenti i lojtarit.

Por pertej ketyre ndodhive aspak te kendshme, le te kthejme fokusin tone te fjalet e Ivan Zazzaroni diten e djeshme.

“Derby i fituar nga Interi? Une mendoj se Interin e ka fituar kete derbi vetem duke mbrojtur ne zone dhe mire.”

“Ndeshja e zikalterve u fitua ne mbrojtje, me Skriniar, De Vrij, ku shpesh here beheshin 6 lojtare ne zone dhe me vone edhe 8 lojtare brenda ne zone.”

“E pastaj, u desh Lautaro dhe Lukaku per te marre tre piket, sepse ata shenuan. Por mos me thoni Eriksen, se nuk beri ndonje gje.”

“Por per mendimin tim Interi e fitoi kete ndeshje ne mbrojtje. Ashtu si e thashe, duke mbrojtur me tete lojtare ne zone disa here.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.